XHEMI SHEHU E IMITON TEK “PORTOKALLIA”/ Valbona Selimllari ka diçka për të thënë: Nuk më pëlqen… – AlpeGossip
XHEMI SHEHU E IMITON TEK “PORTOKALLIA”/ Valbona Selimllari ka diçka për të thënë: Nuk më pëlqen…

XHEMI SHEHU E IMITON TEK “PORTOKALLIA”/ Valbona Selimllari ka diçka për të thënë: Nuk më pëlqen…

Mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në studion e “Wake Up” Valbona Selimllari, e cila ka folur për jetën e saj personale por edhe rreth eksperiencës së saj në jurinë e “Dancing With the Stars”.

Gjatë bisedës me moderatorët e emisionit, Valbona ka treguar se nuk e ka parë imitimin që i ka bërë Xhemi Shehu te “Portokallia”. Madje jo vetëm kaq, pasi ish-Missi shtoi se nuk i pëlqen aspak kur e imitojnë.

“Xhemi është aq e bukur, e mirë, e ëmbël. Dua të jem e sinqertë, mua nuk më pëlqen të më imitojnë. Nuk më pëlqen fare, po fare, fare. Nuk e kam qejf të më imitojnë. Unë jam natyrë pak që nuk bëj shumë shaka. Jam binjak, por kam shumë dem. Në përgjithësi nuk bëj shaka me njerëzit dhe nuk më pëlqejnë të bëjnë me mua. Është natyrë e imja, kështu kam qenë gjithmonë, që fëmijë. Nuk i keqkuptoj, por nuk e di pse nuk më pëlqen”, ka thënë Valbona Selimllari.