DJEMA, MBANI SHËNIME/ Einxhel Shkira tregon si e do të dashurin (FOTO) – AlpeGossip
DJEMA, MBANI SHËNIME/ Einxhel Shkira tregon si e do të dashurin (FOTO)

DJEMA, MBANI SHËNIME/ Einxhel Shkira tregon si e do të dashurin (FOTO)

Një ndër moderatoret më simpatike të ekranit, Einxhel Shkira po tregohet shumë aktive në rrjete sociale gjatë ditëve të karantinës. Së fundmi ajo ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory dhe iu ka kthyer përgjigje pyetjeve nga më të ndryshmet.

Ajo ka treguar se Karantina po i shkon për mrekulli dhe se nuk di si do ia bëjë kur të vijë koha për të dalë. Moderatorja është mjaft e komentuar dhe për jetën e saj private prandaj nuk kanë munguar dhe pyetjet në këtë drejtim.

Një ndër ndjekësit e ka pyetur nëse e do të dashurin më të madh apo më të vogël se vetja. “Tani e dua një më të madh se vetja, të paktën me trup”, është përgjigjur Einxhel.

E pyetur nga ndjekësit nëse ka dikë në jetën e saj, moderatorja është shprehur se nëse do kishte të dashur nuk do e tregonte në rrjete sociale. “Nuk e kam kuptuar kurrë pse e bëni kaq shumë këtë pyetje. Po të kisha mendoni se do e thoja këtu? Por dhe nëse do thoja “Nuk kam” ju sërish s’do të besonit”, ka replikuar Einxhel.