ÇFARË NDODHI? Luiz Ejlli anulon publikimin e projektit të ri – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Luiz Ejlli anulon publikimin e projektit të ri

ÇFARË NDODHI? Luiz Ejlli anulon publikimin e projektit të ri

Së fundmi, një ngjarje tragjike ka tronditur thellësisht opinionin publik, kur një 14-vjeçar ka humbur jetën në një vrasje të tmerrshme.

Ky incident ka shkaktuar reagime të shumta nga figurat publike të vendit, të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre për këtë ngjarje të rëndë.

Ndër ata që reaguan ishte edhe fituesi i “Big Brother Albania VIP 2”, i cili ka shprehur solidaritetin e tij me familjen e të ndjerit, Martin Cani.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtari njoftoi se në shenjë zie dhe respekti për këtë tragjedi, ai ka vendosur të shtyjë publikimin e projektit të tij të fundit, duke ofruar ngushëllimet e tij për humbjen e madhe.