VIDEO/ Si po bien bosat shqiptarë në grackën e ‘femrave të rrezikshme’, ja formula – AlpeGossip
VIDEO/ Si po bien bosat shqiptarë në grackën e ‘femrave të rrezikshme’, ja formula

VIDEO/ Si po bien bosat shqiptarë në grackën e ‘femrave të rrezikshme’, ja formula

Nuk janë të pakta rastet si në Shqipëri, por edhe jashtë shtetit, ku persona me pasuri të madhe, por edhe në gjendje të kënaqshme ekonomike, joshen apo u vardisen vetë femrave interesante, edhe pse mund të jenë në një marrëdhënie, apo më shumë akoma, të martuar.

Sipas Artur Zhejit, duket se faji nuk është i meshkujve por i femrave që ai i quan “të rrezikshme”, të cilat i joshin meshkujt dhe më pas i zhvatin ata.

Analisti tregoi në taksin e Rudina Dembacaj se njeh me dhjetëra raste të burrave të martuar që kanë marrëdhënie të dyfishta.

Zheji tregoi disa detaje se si janë këto femra të rrezikshme dhe se si ato po i joshin bosat shqiptarë.

Analisti u shpreh:

Femrat e rrezikshme. Janë singël në kërkim të divorcimit të një burri mundësisht me karrierë të mirë dhe me lekë, janë joshëse, dinë të japin për një kohë të shkurtër iluzionin që janë femrat më seksi dhe kanë aftësi për të kontaminuar trurin e mashkullit.

Dhe me ç’po shohim xhiro janë shumë të kontaminuarit e kësaj. Sot në Shqipëri mund të them nja 10 emra, por s’ti them dot për arsye etike, që kanë nga dy tre gra paralel. Gra që bëjnë dhe fëmijë. I merr fëmijën femra e rrezikshme këtij burrit teveqel dhe pastaj e mjel tërë jetën. Është bërë një lloj biznesi”.