ANULOI TË GJITHA KONCERTET/ Ledri Vula zbulon arsyet e këtij vendimi – AlpeGossip
ANULOI TË GJITHA KONCERTET/ Ledri Vula zbulon arsyet e këtij vendimi

ANULOI TË GJITHA KONCERTET/ Ledri Vula zbulon arsyet e këtij vendimi

Pak ditë më parë në media u përhap lajmi se reperi Ledri Vula kishte anuluar të gjitha koncertet e tij. Këtë gjë e konfirmoi edhe menaxheri i tij, Faton Shoshi, në një komunikim me ‘Prive’, por arsyet nuk i bëri të ditura. Siç duket ky vendim ka qenë i mirëmenduar nga ana e Ledrit dhe arsyeja ka qenë vërtet e fortë. Ditën e sotme reperi ishte i ftuar në emisionin “E diell”, ku tregoi se vendosi të anulonte çdo koncert për t’u çlodhur.

“Jam lodhur nga koncertet. Nuk kam qenë asnjë fundjavë apo ditë vere në shtëpi. Dua të çlodhem dhe t’i kthej të njëjtën energji publikut, të mos dal në skenë sikur e kam obligim”, u shpreh Ledri. Ndër të tjera ai tha se nuk e ka menduar asnjëherë të heqë dorë nga të bërit rap, por vetëm të bëjë pauza herë pas here. Gjatë emisionit reperi performoi disa nga hitet e tij më të njohura, duke ju dhënë kënaqësinë fansave që duan ta dëgjojnë duke qenë se ai do ju mungojë për një kohë të gjatë.

Kujtojmë se së fundmi Ledri ka publikuar këngën “That’s mine” në bashkëpunim me reperin me famë ndërkombëtare, Gashi.