DISA KËSHILLA TË THJESHTA/ Zbuloni si të hiqni qafe aknet përfundimisht – AlpeGossip
DISA KËSHILLA TË THJESHTA/ Zbuloni si të hiqni qafe aknet përfundimisht

DISA KËSHILLA TË THJESHTA/ Zbuloni si të hiqni qafe aknet përfundimisht

Problemet hormonale, kequshqyerja, mungesa e kujdesit apo edhe menstruacionet bëjnë që fytyra jonë herë pas here të acarohet dhe nëse nuk i kushtojmë vëmendje aknet mund të qëndrojnë përgjithmonë. Është shumë e vështirë të gjehet një kurë e përhershme apo ekzakte pasi ndikojnë shumë faktorë dhe fytyrat janë të ndryshme, por gjithsesi mund të themi që kemi disa këshilla që ju ndihmojnë. Hapi i parë për të gjetur një rutinë apo një kurë është të identifikoni se çfarë problemesh me aknet keni, pasi ato janë në forma dhe përmasa të ndryshme. Më pas të identifikoni format si dhe llojet e ndryshme të akneve. Për këto sigurisht mund t’ju ndihmojë dikush me eksperiencë ose dikush i fushës. Siç përmenda dhe më lart aknet mund të krijohen nga shumë arsye, si përshembull problemet hormonale, dietat drastike, stresi apo depresioni, pirja e cigares, poret e bllokuara apo mund të jetë diçka gjenetike. Ushqimet që ju ndihmojnë më shumë të largoni aknet janë perimet, ushqimi i detit pasi përman Omega 3, si dhe çaji jeshil që është shumë i njohur për ndikimin që ka në trupin tonë. Ka 3 mënyra efikase se si të largoni puçrat:

1. Trajtim aktual

Ky trajtim ka të bëjë me trajtimet që kanë kontakt direkt me fytyrën , si kremrat, serumet apo xhelërat.

2. Trajtim sistematik

Ky trajtim përfshin trajtimet që merren në formën e antibiotikëve, kokrrave dhe ilaçeve.

3. Vetëkujdesja

Ndërsa kjo mënyrë është më e thjeshta, pasi ka të bëjë me mënyrën se si ti e jeton jetën tënde apo ndryshimet që bën në të. Ushqimi, menaxhimi i stresit ,gjumi i mjaftueshëm dhe higjena e mirë janë zgjidhja e duhur për aknet e tua. Por sigurisht, ju e gjykoni vetë se kush është e duhura për ju.