Këto 5 lloje këpucësh janë gjithë ç'ka ju duhet këtë pranverë - AlpeGossip
Këto 5 lloje këpucësh janë gjithë ç’ka ju duhet këtë pranverë

Këto 5 lloje këpucësh janë gjithë ç’ka ju duhet këtë pranverë

Këpucët janë pjesa më e rëndësishme e veshjes dhe si të tilla duhet të marrin vëmendjen maksimale. Aq më tepër gjatë muajve të pranverës ku mundësitë për të eksploruar janë pafund.Por cilat janë ato modele që duhet se s’bën të jenë pjesë e dollapit tuaj? Më poshtë ju tregojmë 5 llojet e këpucëve dhe disa ide të thjeshta për tu kombinuar.

 

1. Një palë sandale të tilla duhet të jenë me çdo kusht në koleksionin e këpucëve të verës. Mund t’i kombinoni me gjënë e parë që ju vjen ndër mend. Një fustan i pambuktë apo një palë xhinse dhe jeni gati!

2. Modeli, ngjyra dhe materiali janë perfekte për stinën e pranverës.Të rehatshme dhe lehtësisht të kombinueshme.

3. Sigurisht, këto sandale janë ndër më të preferuarat e vajzave. Elegante dhe kaq të freskëta!

4. Perfekte për të pirë një gotë të shtunën pasdite me një fustan si ky në foto!

5. Metali në pjesën e takës dhe forma e këtyre këpucëve ka fuqinë ta bëjë një veshje super të thjeshtë të duket chic!