Njihuni me të famshmit shqiptarë që e gjetën shpirtin binjak në “pub”! Nga Eno Popi te Aulona Musta (FOTO) - AlpeGossip
Njihuni me të famshmit shqiptarë që e gjetën shpirtin binjak në “pub”! Nga Eno Popi te Aulona Musta (FOTO)

Njihuni me të famshmit shqiptarë që e gjetën shpirtin binjak në “pub”! Nga Eno Popi te Aulona Musta (FOTO)

Kur vjen puna te çiftet e famshme, romancat e tyre duken thuajse njësoj. Palët frekuentojnë vende ku shkojnë të gjithë personazhet e njohur, si premierat, festat elegante dhe me klas, teatri, koncertet etj. dhe bien në dashuri.

Por për disa çifte të famshme që ne njohim, historia e dashurisë ka nisur shumë thjesht, në një vend ku çdokush mund të njohë shpirtin e tij binjak. E dini përse e kemi fjalën apo jo! Në pub.

Çiftet e mëposhtme që sjell “Iconstyle.al” janë njohur në rrethana normale në lokale ku performonin apo ku kishin dalë për të pirë diçka, duke na vërtetuar se ndonjëherë të famshmit janë njësoj si ne të tjerët. Më poshtë do të njiheni me historitë romantike sesi të famshmit e ekranit shqiptar kanë njohur shpirtin e tyre binjak:

Kelly dhe Enisa

Këngëtari i njohur shqiptar, Kelly është bërë baba i një vogëlushi me partneren Enisa. Kur ai publikoi këngën “Kur ti buzëqesh” në “Këngën Magjike” dedikuar bashkëshortes, të gjithë u bëmë kuriozë të dinim historinë e njohjes me Enisën, një vajzë që nuk ishte e njohur. I ftuar në emisionin “Ditë e re”, Kelly ka treguar se partneren e ka njohur në ditëlindjen e saj në një pub.

“Ka qenë ditëlindja e saj. Në një ambient ku unë isha pronar dhe aty e njoha. Aty ndodhi shkëndija dhe më pas filluam që të njiheshim”.

Për të ka qenë një dashuri me shikim të parë dhe fakti që Enisa nuk e njihte aspak, e bëri dhe më interesant takimin e parë:

“Ka qenë një mbrëmje shumë e lezetshme. Për ta respektuar meqenëse kishte ditëlindjen, i dërgova dy tabaka me shotsa dhe ajo mendoi se isha kamerieri. Më vonë dal këndoj dhe më pyet çfarë je ti kamerier, këngëtar?”

Eno Popi dhe Atena

Eno është njohur me Atenën më shumë se 6 vjet më parë në një pub. Të gjithë mendonim se dashuria mes tyre mund të kishte lindur në ambiente pune, kryesisht në televizion, aty ku Eno kalon pjesën më të madhe të ditës.

Atena në fakt është pjesë e strukturës mediatike Digitalb dhe bën një punë në prapaskenë: merret me produksionin. Por Eno nuk e ka njohur në ambientin e punës:

“Nuk jemi njohur në “Top Channel”, jemi njohur në pub. Nuk ka qenë nga këto dashuritë me shikim të parë, por nga këto historitë që dalëngadalë vazhdoi”, është shprehur ai.

Elona Duro dhe Lorenc Goga
Gazetarja Elona Duro dhe partneri i saj Lorenc Goga janë njohur në një club dhe që nga ajo natë kanë rrjedhur shumë gjëra. Çifti tashmë është martuar dhe janë bërë edhe prindër. Por atë që vërtet nuk e merrte me mend Elona ishte se do ta gjente gjysmën e saj në club.

 

Ajo ka treguar se dikur u thoshte vajzave të tjera që nuk gjendet mashkulli në club, por ja që mund të ndodhë edhe kështu.

“Është e çuditshme ajo që ndodh me njeriun. Unë kam qenë një paragjykuese që u thosha vajzave që s’do ta gjejnë kurrë një mashkull në një Club, kur unë vetë e njoha në një ambient të tillë dhe u shndërrua në burrin tim. Madje as nuk nisi nga këta djemtë bukuroshë që kanë një pozicion të mirë, d.m.th. ne u dashuruam aq shpejt sa më vonë e kemi marrë vesh se çfarë bën secili prej nesh. Lërini gjërat të vijnë kur duan të vijnë, pa formula dhe receta të gatshme”, ka thënë Elona Duro për gazetën Paloma.

Eugent Bushpepa dhe Andia
Dashuria mes tyre lindi në lokalin ku këndonte këngëtari i muzikës rrok. Andia Ҫakshiri është gjysma më e mirë që Gent Bushpepa ka zgjedhur prej 7-vjetësh tashmë dhe një nga fanset e tij më të mëdha. Ajo ka qenë e pranishme në rrugëtimin e tij drejt Eurovizionit dhe e shoqëron kudo. Çifti madje duket se do ta konsolidojnë lidhjen më tej, pasi Eugent Bushpepa ka shprehur dëshirën për t’u bërë së shpejti baba.

“Nuk kemi vënë limite, planet ekzistojnë shpresoj shumë shpejt të kemi një fëmijë”, ka thënë ai në një intervistë për emisionin “Siluete”.

Aulona Musta dhe bashkëshorti

Edhe gazetarja e famshme Aulona Musta është njohur me burrin e saj në pub. Në një video live në Instagram, Aulona i tregoi fanses që e pyeti historinë e saj të dashurisë. Sipas saj ata ishin njohur në një nga pubet e Tiranës. Fillimisht Aulona nuk ja varte shumë se ju duk qefli, por më pas gjërat rrodhën në një mënyrë tjetër dhe janë një çift me harmoni mes njëri tjetrit, gjithashtu kanë dhe një vajzë.