OFENDOI PUBLIKISHT MEGHAN MARKLE/ Ja si reagoi princi Harry gjatë vizitës së Donald Trump në Londër - AlpeGossip
OFENDOI PUBLIKISHT MEGHAN MARKLE/ Ja si reagoi princi Harry gjatë vizitës së Donald Trump në Londër

OFENDOI PUBLIKISHT MEGHAN MARKLE/ Ja si reagoi princi Harry gjatë vizitës së Donald Trump në Londër

Prej disa ditësh, kudo në mediat botërore është përfolur shumë për deklaratën ofenduese të presidentit Donald Trump kundrejt dukeshës së Sussex Meghan Markle.

Kur Donald Trump u zgjodh president në vitin 2016-të asokohe Meghan shprehu publikisht mbështetjen për Hilary Clinton dhe po ashtu vëmendjen e të gjithëve tërhoqi rrëfimi i saj: “Ju nuk dëshironi të jetoni në një lloj bote që Trump po pikturon. Po sigurisht, ai është një përçarës dhe paragjykues femrash.”

Ndërkohë përgjatë një interviste për “The Sun” ditën e shtunë, presidenti tha se nuk e kishte dëgjuar më parë atë çka Meghan ka thënë për të: “Nuk e dija këtë. Çfarë të të them? Nuk e dija që ajo ishte e keqe!”

Ai e ofendoi publikisht Meghan-in e cila para pak javësh u bë nënë për herë të parë, mirëpo e dini si ka reaguar princ Harry ditën e sotme gjatë vizitës së Donald Trump në Londër?

Harry është parë duke biseduar me vajzën e madhe të presidentit, 37-vjeçaren Ivanka Trump, ndërkohë ka mbajtur një distancë me babanë e saj, Donald Trump dhe sigurisht e gjithë sjellja e tij justifikohet me faktin që presidenti ofendoi Meghan-in pak ditë më parë…