EKSKLUZIVE/ Daljana Sejdia flet për “konkurencën” dhe të ardhmen e saj në EKRAN: Do më shihni në… – AlpeGossip
EKSKLUZIVE/ Daljana Sejdia flet për “konkurencën” dhe të ardhmen e saj në EKRAN: Do më shihni në…

EKSKLUZIVE/ Daljana Sejdia flet për “konkurencën” dhe të ardhmen e saj në EKRAN: Do më shihni në…

Një brune seksi edhe e bukur e cila bie në sy gjithmonë për fizikun e përsosur. Bëhet fjalë për Dajlana Sejdian, një nga moderatorët më të reja të ekranit televiziv e jo vetëm, që duket se është në hapat e duhur të një karriere të gjatë.

Daljana Sejdia e cila dallohet  për mënyrën e veçantë dhe të ëmbël që e karakterizon, në një intervistë për AlpeNews.al tregon për të ardhmen e saj, hyrjen në botën e sportit, si dhe mbi konkurencën.


Intervista:

Daljana Sejdija, në këtë sezon u bëre pjesë e emisioneve sportive duke u bërë një nga moderatoret më të reja që bëhet pjesë e kësaj fushe. Si ishte kjo eksperiencë për ty?

Eksperiencë e vecantë, duke qenë se ishte hera e parë për mua që moderoja një program sportiv. Emocionet e fushës së blertë i kisha ndjerë thjesht si tifoze, por në rolin e moderatores, mund të them qe lidhjen me sportin do ta kem shumë afatgjatë.

Veç emisionit sportiv, më parë keni qënë pjesë e “Quiz Tv show”, dhe gjithashtu jeni pjesë e radios. Tek cila nga këto je ndierë me e plotësuar?

Secili emision ka specifikat e tij, kështu nuk them dot me siguri cili më plotëson më shumë. Mund të them që Quiz Tv Show, ishte një program intensiv dhe interaktiv, me të cilin nuk argëtohej vetëm audienca por dhe unë vetë. Nga ana tjetër emisioni sportiv padiskutim është dicka që më motivon për tu përmirësuar dhe për të sjellë dicka ndryshe në ekran.

Radio… mendoj që duhet ta kisha bërë kohë më parë, është dashuri më vete!

Prej një jave jeni pjesë e një sondazhi në AlpeGossip, së bashku me moderatoret e tjera që mund të thuhet se janë të reja në ekran. Keni ndierë konkurencë gjatë sezonit që u mbyll?

Modestisht them jo. Mendoj ka vend për të gjithë, të bërit televizion ta ofron këtë mundësi.

Nëse do të zgjidhje të moderoje me njerën prej tyre, cila do ishte? Jam natyrë shumë bashkëpunuese, duke qenë se në televizion kam eksperienca të mëparshme në bashkëprezantim. Nëse do të kishte dicka të tillë, do pranoja me kënaqësi, cilado qoftë.

Sezoni i ri është afër dhe do donim shumë të dinim se ku do e shohim Daljanën?

Në News24, pothuajse cdo ditë, në programin Sportiv SportNews.

Përgatiti: AlpeNews.al