HAPNI DOLLAPIN E GJYSHES/ Trendet e viteve `70 që janë kthyer në modë në 2019-ën – AlpeGossip
HAPNI DOLLAPIN E GJYSHES/ Trendet e viteve `70 që janë kthyer në modë në 2019-ën

HAPNI DOLLAPIN E GJYSHES/ Trendet e viteve `70 që janë kthyer në modë në 2019-ën

Çfarë është e vjetër bëhet përsëri e re” është shprehja që përshtatet më shumë për sa i përket rikthimit të modës pas shumë vitesh. Nga chocker-at e deri te patallonat e gjera, duket se moda e viteve `70 është rikthyer për të bërë namin në 2019-ën. Në këtë artikull po ju sjellim trendet më të mëdha të këtyre viteve që janë rikthyer nga stilistët më të famshëm të momentit. Ç`prisni akoma?! Kontrolloni në dollapin e gjyshes menjëherë!

Pantallonat e gjera nga fundi

Pantallonat e gjera nga fundi (ose pantallonat zile) janë rikthyer sërish në modë. Përveçse duken shumë bukur janë edhe të rehatshme.

Mëngët zile

Çfarë do të shkonte me një palë pantallona të gjera nga fundi? Padyshim një bluzë me mëngët zile!

Bluzat crop

Nëse menduat se bluzat crop kanë lindur nga Instagrami, gaboheni! Ato janë një prej trendeve më të mëdha të viteve `70.

Dantella

Dantellën po e shohim gjithandej; në bluza, në çanta, aksesorë, fustane etj.

Fustanet me kopsa para

Me siguri ju kujtohet një fustan me kopsa para i nënës apo gjyshes suaj. Nëse ende e kanë mos u mendoni dy herë para se t`ua huazoni.

Sandalet gladiator

Këto lloj sandalesh i kemi parë ngado, nga pasarelat e deri te personazhet e famshëm që i kombinojnë aq bukur.

Fustanet saten

Jo vetëm për të fjetur gjumë, fustanet saten mund të vishen në mbrëmje, por edhe në përditshmëri.

Çorapet mbi gju

Çorapet mbi gju janë një tjetër trend që ikën e vjen shumë shpesh. E sigurt është që do të dukeni si një vajzë lozonjare kolegji.

Pizhamat për të dalë

Nëse VIP-at mund t`i veshin pizhamat për të dalë, edhe ju mundeni!

Bluzat që lidhen para

Këto bluza kanë qenë ndër trended kryesore të veshjeve të plazhit. Ndërsa sot këto bluza mund të vishen edhe në përditshmëri.