Kur e keqja të vjen nga qielli/ Shikoni si një rrufe godet shtëpinë dhe shkakton… – AlpeGossip
Kur e keqja të vjen nga qielli/ Shikoni si një rrufe godet shtëpinë dhe shkakton…

Kur e keqja të vjen nga qielli/ Shikoni si një rrufe godet shtëpinë dhe shkakton…

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një rrufe masive godet një shtëpi në Florida, gjatë një stuhie të fuqishme. Kamera e shtëpisë së Cindy Holt regjistroi pikërisht momentin kur çatia e një shtëpie u godit nga një dritë e fuqishme në Daytona Beach.

Ajo tha se kur kishte dëgjuar zhurmën ishte frikësuar se mos partneri i saj ishte aksidentuar me makinë. Në pamje mund të shihen xixa që dalin nga çatia, e pasuar më pas nga shtëllunga tymi.

“Ishte gjigande, tronditi të gjithë shtëpinë, mendova se ai (partneri) kishte goditur me makinë derën e garazhit. Ishte shumë e frikshme. Falë Zotit askush nuk ndodhej në shtëpi në atë moment”, rrëfeu Cindy.

Zjarrfikësit thanë se i gjithë sistemi elektrik i shtëpisë ishte shkrumbuar. Banorë të tjerë të zonës mbetën gjithashtu pa linjë telefonike e internet./tvklan.al