Pak ditë para lindjes, Xhensila tregon barkun e veshur me fustan të tejdukshëm – AlpeGossip
Pak ditë para lindjes, Xhensila tregon barkun e veshur me fustan të tejdukshëm

Pak ditë para lindjes, Xhensila tregon barkun e veshur me fustan të tejdukshëm

Xhensila Myrtezaj ka qenë në qendër të vëmendjes këto muaj në pritje të ëmbël, pritje që edhe pak po i vjen fundi pasi këngëtarja ndodhet në muajin e 8 të shtatzënisë e për pak javë do ketë në krah princeshën e saj.

Xhensila është komentuar shumë këto muaj e sa herë ajo postonte foto të gjithë bëheshin kuriozë për të parë barkun e rrumbullakosur.

Këtë herë, me foton e fundit të publikuar në Instagram, këngëtarja na e ka treguar barkun qartë e pastër me një veshje të tejdukshme tyli.

Xhensila shfaqet si një zanë me kurorë teksa përpara vetes mban një harpë.