4 VITE TË NDARË/ Moderatorja e njohur konfirmon rikthimin me ish bashkëshortin – AlpeGossip
4 VITE TË NDARË/ Moderatorja e njohur konfirmon rikthimin me ish bashkëshortin

4 VITE TË NDARË/ Moderatorja e njohur konfirmon rikthimin me ish bashkëshortin

Moderatorja e njohur dhe ylli i ekranit italian, Belen Rodriguez, është kthyer në kryefjalën e mediave për romancën e saj me ish-bashkëshortin, Stefano De Martino.

Pas 4 vitesh të ndarë, Belen dhe Stefano janë rikthyer së bashku dhe vetëm së fundmi moderatorja e ka konfirmuar lajmin publikisht.

Në profilin e saj në Instagram, ajo postoi një foto me ish-bashkëshortin, që ia kishte shkrepur djali i tyre, Santiago.

“Qëndro një moment… ose më mirë përgjithmonë. Foto nga Santi.”- shkruan Belen krahas pozës që po bën xhiron e rrjetit.