Meghan shfaqet për herë të parë pas dasmës dhe duket më bukur se nuse (FOTO) – AlpeGossip
Meghan shfaqet për herë të parë pas dasmës dhe duket më bukur se nuse (FOTO)

Meghan shfaqet për herë të parë pas dasmës dhe duket më bukur se nuse (FOTO)

Meghan Markle dhe Princi Harry kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni madhështore në Londër, të shtunën.

Ditën e sotme, çifti bëri daljen e parë publike si Duka dhe Dukesha e Sussex, ku u bashkuan me Princin Charles në festimet e 70-vjetorit të tij në kopështin e Buckingam Palace.

Edhe përse Princi Charles mbush 70 vjeç në 14 nëntor, festimet kanë nisur herët dhe pritet të marin pjesë më shumë se 6 mijë të ftuar ditën e sotme në kopështin e Buckingam Palace.

Kjo është një eksperiencë ndryshe për Dukeshën e re, e cila nuk ka parë kurrë një eveniment të tillë, shkruan “Daiymail”. Për herë të parë, njerëzit do të duhen t’i drejtohen në publik Meghan si “Lartësia e saj” ose “Zonjë” dhe duhet të përkulen përpara saj.

Sakaq, nuk duhet lënë edhe pa përmendur veshja e Meghan në daljen e saj të parë publike si Dukesha e Suxxes. Meghan shfaqet rrëzëllitëse me flokët e kapura dhe me veshjen e përzgjedhur, e denjë për një Dukeshë!