Ishin mësuar me Angelina Jolie/ Fansat kritikojnë aktoren e re me gjoks të vogël të “TOM RAIDER” – AlpeGossip
Ishin mësuar me Angelina Jolie/ Fansat kritikojnë aktoren e re me gjoks të vogël të “TOM RAIDER”

Ishin mësuar me Angelina Jolie/ Fansat kritikojnë aktoren e re me gjoks të vogël të “TOM RAIDER”

Alicia Vikander do të shfaqet në ekranin e madh si protagonistja kryesore e filmit “Tomb Raider”, duke ndjekur kështu hapat e Angelina Jolie, e cila e solli për herë të parë në kinema heroinën e video-lojrave.Por, aktorja suedeze është kritikuar nga fansat, të cilët mendojnë se 28-vjeçarja nuk e ka gjoksin të madh mjaftueshëm për këtë rol.

“Një Tomb Raider me gjoks më të vogël? Nuk më pëlqen fare” dhe “gjoksi i saj nuk është mjaftueshëm i madh për rolin” janë dy nga komentet e shumta nëpër rrjetet sociale.

Lara Croft, vajza sypatrembur e një aventurieri të zhdukur duhet të tejkalojë limitet e saj kur e gjetën veten në ishullin ku është zhdukur i ati. “Tomb Raider,” i shfaqur fillimisht në ekranin e madh në vitin 2001 me Angeline Jolie në rolin e Croft, rikthehet në një kohë kur Hollivudi po i jep grave më shumë role qendrore në zhanrin e dominuar kryesisht nga meshkujt.

Ai do të jetë edhe një bast për Warner Bros që ka zgjedhur Vikanderin si yllin e ri të aksionit, pas suksesit të aktores jo shumë të njohur izraelite Gal Gadot në “Wonder Woman”.

Alicia Vikander u vlerësua me çmimin “Oscar” si aktorja më e mirë në rol dytësor në vitin 2016, për interpretimin në “The Danish Girl”.