“MOS I LINI FËMIJËT TË SHIKOJNË SQUID GAME”/ Gazetarja e njohur: Këtë kam menduar që në fillim – AlpeGossip
“MOS I LINI FËMIJËT TË SHIKOJNË SQUID GAME”/ Gazetarja e njohur: Këtë kam menduar që në fillim

“MOS I LINI FËMIJËT TË SHIKOJNË SQUID GAME”/ Gazetarja e njohur: Këtë kam menduar që në fillim

Pavarësisht se ka thyer rekord shikueshmërie, prindërit janë paralajmëruar të mos i lejojnë fëmijët e tyre të shikojnë “Squid Game” në “Netflix”. Sipas “Daily Mail”, arsyeja është fakti që fëmijët e moshës gjashtëvjeçare po kopjojnë sfidat e dhunshme.

“Squid Game” është në thelb një përzierje e “Hunger Games” dhe “Kill Bill” lojëra për fëmijë që në serial joshin njerëzit që duan të luajnë duke fituar para.

456 njerëz të gjithë ata që kanë probleme financiare, janë të ftuar të marrin pjesë në një konkurs misterioz mbijetese për të rrezikuar jetën e tyre por për të fituar çmimin 45.6 miliardë paund (38.5 milion dollarë).

Shumë nga lojërat e paraqitura në serial kërkojnë armë dhe pajisje të specializuara, disa janë versione të dhunshme të lojërave të thjeshta për t’u rikrijuar nga fëmijët.

Thirrja ndaj prindërve për të mos lejuar fëmijët që të shohin “Squid Game”, u komentua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Në studio ishte e ftuar gazetarja e njohur, Zhaklina Gjolla, e cila tha që këtë thirrje e ka bërë para se të thoshin të tjerët, që në momentin që pa serialin e famshëm.

“Nuk duhet parë në asnjë çast me fëmijët. Unë këtë mendova që në fillim, pa dalë ende thirrja nga Këshilli i Qendrës Bedfordshire. Nuk është në filmat e mi të preferuar se nuk është artistik. Mesazhi është më i thellë, bëhet fjalë për hendekun shumë të madh mes të pasurve dhe të varfërve. Çfarë vlere ka jeta jonë kur jemi shumë të pasur apo të varfër. Të varfrit janë të aftë të sakrifikojnë jetën e tyre, janë emigrantë, të rritur jetimë dhe në borxhe”, shprehet gazetarja.