Rina Balaj dhe Adelina Ismajli publikuan sot bashkëpunimin e tyre të parë, këngën “Qikat”, ripunim i këngës së vjetër të Adelinës “Kanagjegji”.
Në vetëm pak minuta pas publikimit, Rina dhe Adelina arritën mijëra shikime në Youtube dhe kënga u pëlqye shumë.
Mirëpo një detaj nga teksti ka bërë që Adelina të rikthejë sërish sherrin mes repereve shqiptare. “Ani çika ani ecni e mos ngani, lum per mamin o”, thotë Adelina duke e cilësuar kështu Rinën si “Mami”, shkaku që reperet shqiptare janë në sherr me njëra-tjetrën.
Ndërkohë në tekstin origjinal të këngës “Kanagjegji”, Adelina thotë: Ani çika ani, ecni e mos ngani, lum per daden o”.