”FESTIVALI I KËNGËS”/ Rita Petro e irrituar: Na ndanë në të huaj të “ndershëm” dhe ne shqiptarët të korruptuar, duhet reagim publik – AlpeGossip
”FESTIVALI I KËNGËS”/ Rita Petro e irrituar: Na ndanë në të huaj të “ndershëm” dhe ne shqiptarët të korruptuar, duhet reagim publik

”FESTIVALI I KËNGËS”/ Rita Petro e irrituar: Na ndanë në të huaj të “ndershëm” dhe ne shqiptarët të korruptuar, duhet reagim publik

Shkrimtarja Rita Petro është shprehur e indinjuar pasi faji iu hodh jurisë për mënyrën e votimit në Festivalin e RTSH.

E ftuar në emisionin “Wake Up”, Rita kërkoi reagim publik institucional dhe respektim të vendimit të jurisë.

Ajo shtoi se u ndie e fyer kur juria shqiptare e klasifikua si e korruptuar dhe se ajo e huaj ishte më e zonja.

“Çdo gjë ka qenë në mënyrën më të sinqertë dhe të pastër. Nuk u thamë ne hajde në juri, na thirrën por nuk na u lutën, e pranuam.

Duhet një reagim publik institucional që të thonë se çdo gjë është bërë në rregull dhe të respektohet vendimi jurisë.

Na vjen keq që na ndanë, juria shqiptare dhe e huaj. Juria e huaj janë të zotët dhe shqiptarët janë të korruptuar. E kam ndjerë veten të fyer,” tha Rita Petro.