“MË KA NGJARË…”/ Rozana i tha se nuk ka zë për të kënduar, shihni ç’i punon mbesa (FOTO) – AlpeGossip
“MË KA NGJARË…”/ Rozana i tha se nuk ka zë për të kënduar, shihni ç’i punon mbesa (FOTO)

“MË KA NGJARË…”/ Rozana i tha se nuk ka zë për të kënduar, shihni ç’i punon mbesa (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mos i fol shoferit” ka qenë e ftuar këngëtarja dhe moderatorja e njohur e emisionit “Boom”, Rozana Radi e cila ka rrëfyer më shumë për jetën e saj private dhe për profesionin.

Në një moment Rozana ka zbuluar se mbesa e saj e vogël dëshiron që kur të rritet të bëhet një këngëtare si tezja e saj, megjithatë Rozana ja ka ndaluar duke i thënë se s’ka zë. Kjo gjë siç duket nuk i ka pëlqyer aspak vogëlushes e cila i ka dhënë një përgjigje epike tezes së saj.

“Vajza e Andetës do të bëhet këngëtare. E dëgjova dhe i thashë, zemra motrës, ti mund të bëhesh aktore shumë e mirë, por këngëtare jo. Më pa njëherë, më tha, epo mirë, do iki të më provojë dikush tjetër. E di se nuk dua. Më ka ngjarë komplet sikur e kam bërë unë.”, ka thënë duke qeshur Rozana.