DUHET TI DINI/ Ja 25 truqe që do t’ju ndihmojnë ti shpëtoni situatave të rrezikut (FOTO) – AlpeGossip
DUHET TI DINI/ Ja 25 truqe që do t’ju ndihmojnë ti shpëtoni situatave të rrezikut (FOTO)

DUHET TI DINI/ Ja 25 truqe që do t’ju ndihmojnë ti shpëtoni situatave të rrezikut (FOTO)

Bright Side ka mbledhur një mori me këshilla që do t’ju ndihmojnë të shpëtoni shëndoshë e mirë  nga situata të rrezikshme. Është e nevojshme dhe e mirë për ne të dimë se si duhet të veprojmë menjëherë në mënyrë që të shmangim ndodhi të këqija.

1. Nëse një ari polar po ju ndjek, hidhni në tokë ndonjë kapuç, shall ose dorezë që keni me vete. Ata janë të prirur që të ndalojnë dhe të nuhasin gjërat dhe kjo do t’ju japë më shumë mundësi për të vrapuar pa ju ndjekur.

2.Në rast se jeni duke udhëtuar gjithmonë lini një internerar me dikë. Nëse takoheni me njerëz të rrezikshëm, lërini të kuptojnë se ju keni në plan të shkoni diku dhe dikush po ju pret në në orar të caktuar. Në këtë mënyrë ju nuk do të jeni një viktim e ‘’lehtë’’.

3.Nëse jeni me emergjencë dhe duhet të dilni nga një derë që është e kyçur, shkelmoni  fortë ngjitur me dorezën, afër çelësit, dhe shmangni përdorimin e shpatullave ose kurrizit. Çelësi do të thyhet më lehtë në këtë mënyrë.

4.Nëse jeni në autobus dhe hajdutë futen, shtiruni sikur jeni në gjumë. Në këtë mënyrë ata nuk do të përqëndrohen shumë tek ju por do të përqëndrohen tek ata që kanë përreth dhe ‘’zgjuar’’.

5.Nëse telefononi policinë, gjithmonë si fillim përmëndni vendndodhjen tuaj dhe më pas problemin. Nëse ndodh që të shkëputeni nga komunikimi me policinë, atëherë ata do ta dinë se ku ndodheni dhe do të dërgojnë dikë për të parë situatën.

6.Zjarret elektrike zakonisht kanë një aromë peshku dhe urine kur janë gati për të shpërthyer nga nxehtësia. Nëse nuhasni diçka të tillë, kjo do të thotë se jeni në rrezik.

7.Nëse do t’ju duhet ti bëni dikujt CPR(frymëmarrje gojë më gojë) mos ndaloni derisa të vijë ambulance. CPR-ja nuk supozohet të jetë për të zgjuar personin në fjalë por përdoret për të shmangur dëmtimet në tru duke bërë gjakun të qarkullojë për në tru. Dhe mundohuni të gjeni dikë që do t’ju ndihmojë sepse i vetëm do të lodheni për pak.

8.Mos u përpiqni ta shuani zjarrin e vajit me ujë. Flakët do të bëhen më të këqija. Duhe të përpiqeni ta mbuloni me diçka të rëndë sipër.

9.Nëse ndoheni në një ndërtesë që po digjet dhe ka shumë tym, zvarrituni për ta gjetur daljen me këmbët përpara jo me kokë. Në këtë mënyrë nuk do të rrezikoni të bini poshtë dhe të keni dëmtime serioze.

10.Nëse jeni me kanoe dhe ktheheni përmbys, duhet që direkt të zgidhni veten dhe të notoni akoma më thellë në mënyrë që ti shëtoni kanoes. Mos u përpiqni ta ktheni kanoen sepse nuk do ja dilni.

11.Asnjëherë mos përdorni njëherazi produkte që përmbajnë  amoniak por dhe zbardhues (bleach). Miksimi i këtyre të dyjave  lëshon toksina të cilat mund quhen kloramine dhe mund të shkaktojnë vdekjë nëse thithen.

12.Në rast ataku kardiak doktorët këshillojnë që të merrni një aspirinë. Ju duhet ta kafshoni tabletën e aspirinës dhe ta përtypni me ujë. Në këtë mënyrë do të shpërbëhet më lehtë.

13.Nëse dikush ju pyet për orën, mos shikoni poshtë për ta parë. Në vend të kësaj, ngrini krahun tuaj lartë në mënyrë që dhe të shihni orën por dhe të keni mundësi akoma të bëni kontakt syri me personin tjetër. Disa njerëz mund të mos jenë duke synuar me të vërtetë orën.

14.Nëse po kaloni rrugën dhe shikoni reflektimin e diellit në një makinë, mos kaloni, ndoshta shoferi nuk është i mundur t’ju shohi përshkak të dritës.

15.Nëse sulmoheni nga një dre brilopatë, mundohuni të gjeni një mundësi për tu fshehur mbrapa një peme. Ju mund të humbisni nga vizioni i tyre dhe do ta keni më të lehtë për të shpëtuar.

16.Nëse dikujt i ngulet një thikë, mos e hiqni atë. Thika ose çdo objekt tjetër shërben si diçka për të mbajtur plagën të mbyllur dhe redukton humbjen e gjakut. Përpiquni të ushtroni presion anash objektit që ndodhet me një copë veshje dhe thrrisni ambulancën.

17.Nëse përballeni në ndonjë moment me një tufë me ujqër, mos u frikësoni, por përpiquni t’ju ktheheni dhe qëndroni me besim. Mund të duket e tmerrshme dhe në fakt është por kjo në fakt do ti shkaktojë ata që të tërhiqen.

18.Nëse kuptoni se po ndiqeni , përqafoni njeriun e parë që ju del para dhe ndërkohë pëshpëritini në vesh se dyshoni që dikush po ju ndjek. Ka shumë mundësi që ata do të shtiren sikur ju njohin dhe do t’ju shoqërojnë.

19.Nëse mbyteni dhe askush nuk është pranë jush, përdorni një sipërfaqe të fortë si pjesa e pasme e një karrigeje ose tavolinë. Shtyni grushtin e një dore me dorën tjetër në stomakun tuaj gjatë kohës që mbështeteni tek sipërfaqja e fortë.

20.Nëse doni të dilni nga një makinë që është në lëvizje dhe të shpëtoni me dëmtime minimale, ti duhet të vendosësh një këmbë në tokë dhe të hedhësh një hap në vend që të hidhesh. Kjo do ta ulë shumë shpejtësinë tuaj.

21.Thuhet se nuk duhet ta raportoni dikë të humbur pa kaluar 24 orë. Në fakt sa më shpejt ta raportoni dikë të humbur aq më shumë mudësi ka që të gjendet.

22.Çfarë duhet të kujtoni për ti mbijetuar një ariu të zi është se ata e kanë shumë të lehtë të ngjisin një pemë por e kanë shumë të vështirë të zbresin një kodër sepse fitojnë shumë shpejtësi përshkak të peshës së tyre. Kështuqë në vend të ngjisni në pemë, zbrisni një kodër nëse gjeni.

23.Nëse jeni në makinë dhe ndiheni sikur një makinë tjetër po ju ndjek, hapni sinjalet për tu kthyer majtas dhe në moment të fundit kthehuni djathtas. Kjo lëvizje mund t;ju shpëtojë.

24.Kur jeni duke notuar në det të hapur dhe kuptoni se të gjithë peshqit janë zhdukur ose fillojnë të hidhen lart ujit, kjo nuk është një shenjë e mirë, tregon se ka peshkaqen afër. E njejta gjë ndodh dhe në pyll me kafshë të tjera. Qetësia nuk është kurrë diçka e mirë.

25.Të lësh dritat hapur natën nuk është kurrë diçka e mirë. Shumica e hajdutëve mendojnë se pronarët i lënë dritat hapur në mënyrë që të duket sikur dikush është në shtepi kur ata janë me pushime. Kjo ju bën vikttima më të ‘’lehta’’ për ata.

Ne jemi të sigurt që këto truqe janë tepër të nevojshme por shpresojmë që nuk do t’ju duhet ti përdorni kurrë./AlpeGossip.al

*Burimi: Bright Side