FESTON DITËLINDJEN/ Nuk do ta besoni se sa vjeç mbush sot Nora Istrefi (FOTO) – AlpeGossip
FESTON DITËLINDJEN/ Nuk do ta besoni se sa vjeç mbush sot Nora Istrefi (FOTO)

FESTON DITËLINDJEN/ Nuk do ta besoni se sa vjeç mbush sot Nora Istrefi (FOTO)

Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Nora Istrefi, është vajza e ditëlindjes dhe këtë ditë speciale e ka pritur me urime që në mesnatë.

Ajo duket ende si në të 20-tat e saj megjithatë, po ju tregojmë që bukuroshja sot mbush 35 vjeç! Nora ruan të njëjtat linja seksi si gjithmonë dhe sukseset e saj nuk kanë të ndalur.

Më herët, këngëtarja zbuloi se ishte arratisur për disa ditë pushime në Zvicër me vajzën, Renee dhe nënën e saj. Ato kanë vizituar një vend me dëborë dhe Nora nuk na i kurseu disa momente të bukura në llogarinë e saj në Instagram, ku tregoi se po i shijon pafund këto pushime. Në fotot e videot e publikuara për fansat, ato janë shfaqur në pishinë dimërore teksa Renee shijonte zhytjet dhe mami Nora panoramën e mrekullueshme me dëborë.

Nora publikoi edhe disa imazhe të saj, në të cilat si çdo herë tjetër shfaqej në formë perfekte dhe shumë seksi. Ajo shihej e veshur me një “jumpsuit” në ngjyrë të zezë, dorashka, xhup dhe këpucë të së njëjtës ngjyrë. Pavarësisht se veshja duket shumë e thjesht, sepse e tillë duhet të jetë në pushimet dimërore, ka kushtuar sa qimet e kokës.