Motrat Vjollca sqenkan “arratisur” vetëm me këto super pushimet në resortin e VIP-ave – AlpeGossip
Motrat Vjollca sqenkan “arratisur” vetëm me këto super pushimet në resortin e VIP-ave

Motrat Vjollca sqenkan “arratisur” vetëm me këto super pushimet në resortin e VIP-ave

Me të mbaruar ‘C’est la Vie’ dhe xhirimi i puntatës së fundit të ‘Shiko kush Luan’ që do të transmetohet këtë të shtunë, Marina dhe Luana janë arratisur drejt një prej destinacioneve më luksoze të pushimeve dimërore: Saint Moritz.

 

Motrat Vjollca, të shoqëruara nga Getoari dhe me gjasë edhe nga partneri ende i pakonfirmuar i Luanës, Krenar Çoçaj, kanë vendosur të pushojnë në alpet zviceriane pas një pune intensive në ekran.

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

St. Moritz ka joshur ndër vite personazhe të njohura. Në kulmin e sezonit turistik, aeroporti personal i resortit pret e përcjell më shumë se 40 avione private, kështu të pasurit dhe të famshmit mund të shijojnë ekskluzivitetet që ofrohen atje.

Robbie Williams, Claudia Schiffer, George Clooney, Charlie Chaplin, Naomi Campbell, Robert De Niro, Tina Turner, John Travolta e shumë emra të tjerë të njohur rendisin Saint Moritz në listën e destinacioneve të tyre të preferuara për të pushuar.

Karolina Kurkova në St. Moritz
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj priti vitin e ri në St. Moritz në Carlton hotel dhe pushoi për 9 ditë të tjera atje. Suita “Czar” prej 160 metrash katrorë ku mendohet se ka qëndruar kryeministri me të shoqen dhe 4 fëmijët, në kohën e ndërrimit të viteve ka arritur çmimin mbi 5 mijë franga për një natë.

 

Një darkë natën e vitit të ri në këtë hotel ka kushtuar një mijë e 50 franga. Nuk dihet saktësisht se sa ka paguar Haradinaj, por bazuar në çmimet publike të hotelit, del se pushimet e kryeministrit mund të kenë kushtuar mbi 80 mijë franga.