MERRET VENDIMI/ Kejvina skualifikohet nga Big Brother – AlpeGossip
MERRET VENDIMI/ Kejvina skualifikohet nga Big Brother

MERRET VENDIMI/ Kejvina skualifikohet nga Big Brother

Vëllai i madh ka vendosur skualifikimin e Kejvinës nga loja. Vendimi është transmetuar mbrëmjen e sotme në spektakël. Ky vendim vjen pasi të shtunën, pas një debati me Luizi, Kejvina goditi me shuplakë banorin.

Arbana: Big Brother ka vëzhguar me kujdes incidentin e ndodhur të shtunën e kaluar gjatë spektaklit dhe ka analizuar sjelljen gjatë dhe pas tij, të Kejvinës Luizit dhe të të gjithë banorëve. Të gjithë ju e dini që Big Brother nuk toleron asnjë formë dhunën fizike brenda shtëpisë dhe kujdeset vazhdimisht të tërheqë vëmendjen dhe t’ju vërë në dukje që në këtë garë nuk duhet të cënohet dinjiteti i askujt. Konflikti i të shtunës së kaluar ka qenë një nga momentet më të shëmtuara televizive të ndodhura ndonjëherë në këtë format. Big Brother ka zgjedhur me qëllim evitimin e transmetimit të tij sonte dhe çdo herë tjetër në ekranin e Top Channel. Për mënyrën sesi ke reaguar, dhunën që ke përdorur dhe për sjelljen e pafalshme në sytë e miliona shikuesve, Vëllai i Madh ka vendosur që ti Kejvina të jeshe  skualifikuar nga loja. Dhuna nuk është asnjëherë përgjigje.