PAK PARA FINALES/ Zbulohet vlerësimi i jurisë së Eurovizion për Jonidën – AlpeGossip
PAK PARA FINALES/ Zbulohet vlerësimi i jurisë së Eurovizion për Jonidën

PAK PARA FINALES/ Zbulohet vlerësimi i jurisë së Eurovizion për Jonidën

Siç dihet mbrëmjen e sotme, këngëtarja Jonida Maliqi do të performojë këngën ‘Ktheju Tokës’ në Tel Avivi. Ajo do të këndojë e 14 në radhë dhe në fund të mbrëmjes do të mësohet se nëse do të kalojë në finale apo jo.

Mëngjesin e sotëm, Sokol Marsi i cili është dhe pjesë e delegacionit ka bërë një lidhje direkte me emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në TVSH ku ka zbuluar se si ka shkuar prova  e Jonidës përpara jurisë së Eurovizion.

Sipas tij, Jonida ka dhënë një peromancë të mirë përpara jurisë dhe teknika e zërit ka qenë perfekte. Siç dihet juria e Eurovizion ka 50% të vlerësimit, ndërkohë që 50% tjetër e kanë votat e publikut.

Marsi tregoi se këtë vit Shqipërisë dhe këngës ‘Ktheju Tokës’ i është bërë një PR i mirë dhe fakti që Jonida ka marrë pjesë në aktivitete dhe takime të ndryshme do të ndikojë për mirë.

“Presim të na kthehet e gjithë puna me kalimin në finale. Kemi punuar shumë për të arritur këtu. Që kur Jonida Maliqi fitoi në Festivalin e Këngës ne ia kemi nisur nga puna. Është realisht një rrugëtim i gjatë dhe presim rezultate të mira”, ka treguar Sokol Marsi.

Ndërkohë ai ka dhënë dhe një lajm të mirë për të gjithë fansat e Festivalit të Këngës që do të zhvillohet këtë vit.

“Festivali i Këngës në RTSH këtë vit do të ketë një surprizë të madhe, do të ketë një lidhje të ngushtë me Eurovizionin sepse producentë të Eurovizionit do të vinë për të qenë pjesë e organizimit”, ka thënë ai.