NDËRKOHË QË “ZIEN” INTERNETI/ Ja ç’bën Loredana pas skandalit (FOTO) – AlpeGossip
NDËRKOHË QË “ZIEN” INTERNETI/ Ja ç’bën Loredana pas skandalit (FOTO)

NDËRKOHË QË “ZIEN” INTERNETI/ Ja ç’bën Loredana pas skandalit (FOTO)

Ndërkohë që i gjithë rrjeti dhe mediat po ziejnë mbi skandalin e zhvatjes së parave nga një çift zviceran, Loredana duket se nuk e vret shumë mendjen.

E gjithë familja e saj duket e përfshirë në këtë skandal mashtrimi, duke nisur nga vëllezërit e saj e deri të bashkëshorti Mossik apo kunati Getinjo, por Loredana duket e qetë dhe po i kalon këto momente pranë familjes së saj.

Ajo ka publikuar sot një foto të vogëlushes së saj Hana, e cila shfaqet si një engjëll i vogël në Instastory.

Më në fund Hana është bashkuar me mamin e saj, pasi policia shoqëroi Loredanën në rajon për t’u pyetur në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të.

Loredana ka treguar kështu se i vetmi person që ka rëndësi për të në këto momente është vajza e saj e vogël. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me akuzat që rëndojnë ndaj reperes shqiptare, e cila rrezikon deri në 5 vite burg për mashtrim,

Viktima e rrjetit të gjerë të mashtrimeve,  Petra Z., jo vetëm që ka transferuar para në llogarinë e reperes, por sipas burimeve për portalin “20 min.ch”, ajo ka transferuar para edhe tek anëtarët e tjerë të familjes, mes të cilëve te nëna e Loredanës dhe vëllai i Mozzik.