NUANCAT E SË KUQES/ Disa këshilla si të zgjidhni të KUQEN e duhur për buzët – AlpeGossip
NUANCAT E SË KUQES/ Disa këshilla si të zgjidhni të KUQEN e duhur për buzët

NUANCAT E SË KUQES/ Disa këshilla si të zgjidhni të KUQEN e duhur për buzët

Të hapur,e kuqe gjaku, në vishnje,të ndezur? Në “masterclass-in” e fundit nga revista Vogue u bënë shumë pyetje për nuancat e të kuqes. Por si të gjeni nuancën tuaj në shumëllojshmërinë e ngjyrave të buzëve? Nuk është e thjeshtë kur ofrohen kaq shumë.
“Të gjesh të kuqen perfekte është si të gjesh palën perfekte të xhinseve-e, bën gjithçka të funksionojë. Dhe ashtu si xhinset,nje buzëkuq i kuq duhet të provohet dhe të testohet”


Kështu thotë Terry Barber,mjeshtri i make-up për Mac Cosmetics. Duke qenë në industry për më shumë se 30 vjet ai i ka parë të gjitha. “Ju thjesht duhet të kontrolloni nëse e bën lëkurën tuaj të duket e freskët dhe sytë tuaj të shndritshëm- atëherë e dini kur e kuqja është ë duhura për ju”, thotë Barber.


Pat McGrath, mjeshtri i make-up dhe redaktori i bukurisë te Vogue thotë: Si gota me njolla,lejon ngjyrën natyrale dhe pigmentin e buzëve te shkëlqejë, duke i shtuar një dozë klasike qershie duke rritur hijen tuaj te buzëve,”shpjegon ajo.


Ndërkohë Violette, drejtoresha globale e bukurisë për Estee Launder,rekomandon të konturosh anët e buzëve pas aplikimit të ruzhit për tu dukur më në rregull.
Është një mënyrë e vjetër të menduari që ngjyra e kuqe duhet të qëndrojë vetëm  te silueta e buzës dhe kjo gjë nuk vlen më. Buzët duken më sensual në këtë mënyrë.
Nëse jeni duke kërkuar për një orientim ngjyre,duhet të bazoheni në gjendjen tuaj të ditës: “Ju duhet të vendosni për “gjuhën” në të cilën e kuqja juaj do të flasi. Një portokalli në të kuqe është shumë “Më shiko”, një e kuqe në blu është “E kam fjalën për biznes” dhe një e e kuqe në kafe “Dua thjesht të dukem chic”.
E kuqja mund të jetë “e fortë dhe joshëse në masë të barabartë” thotë Barber.
Ne ju sfidojmë të gjeni tuajën.