Armina Mevlani paska plane të tjera: Para dasmës, kemi edhe një hap që duhet kapërcyer – AlpeGossip
Armina Mevlani paska plane të tjera: Para dasmës, kemi edhe një hap që duhet kapërcyer

Armina Mevlani paska plane të tjera: Para dasmës, kemi edhe një hap që duhet kapërcyer

Në çdo dalje publike, gjithmonë e më shumë, Armina Mevlani nuk po e shmang dot pyetjen “Kur do të martohet?” Bashkëjetesa disavjeçare me Shkëlzen Berishën i ka kaluar hapat më të rëndësishëm dhe blogeres së njohur, ceremonia e martesës nuk i jep aq shumë entuziazëm. Por është një fazë që duhet kapërcyer.

Aktualisht, Armina sapo është kthyer nga Javët e Modës në Itali e Francë, ku, si çdo vit, është e ftuar për të marrë pjesë në sfilatat më në zë të markave të njohura. E ftuar pasditen e sotme në “Rudina” për të rrëfyer eksperiencat e këtij viti, Armina zbuloi edhe detaje të tjera nga jeta private.

E pyetur nëse Shkëlzeni e shoqëronte gjatë kohës që i duhet të ndjekë Javët e Modës, Armina tha se tashmë ai është mësuar me të. Nuk mund ta shoqërojë gjithmonë, por e bën sa herë mundet. Ajo është e kënaqur që Zeni e mbështet dhe e mirëkupton punën e saj, edhe pse nuk ka mundësi ta ndjekë në çdo aktivitet.

Tani që është kthyer, Armina po merret me blogun, të cilin do që ta fuqizojë si një brand ndërkombëtar, por ka nisur të hedhë në letër edhe planet për martesë. Ndryshe nga çdo herë tjetër, ajo tha sot nga studio e “Rudina” se martesa mund të vijë vitin tjetër, por ka akoma gjëra që duhen menduar mirë: “Kemi filluar të hedhim disa plane në letër, unë do të doja shumë që edhe për fustanin të diskutoja me një nga markat më të njohura të fustaneve të nusërisë dhe për këtë kam nisur komunikimet…” – thotë Armina duke shtuar se përgatitjet e dasmës kanë nisur, por me hapa të ngadaltë e të sigurt për të bërë një gjë të bukur.

Në fakt, Armina dhe Shkëlzeni i kanë kaluar ‘celebrimet’ sipas mënyrës së tyre. Ajo ka marrë propozimin, ka marrë unazën, por nuk ka bërë asnjë festë për familjarët dhe miqtë – ajo që nga të gjithë mund të njihet si fejesë. Siç rrëfen Armina, kjo fazë për ta është e kaluar, por janë miqtë dhe të afërmit që gjithmonë i kanë kërkuar çiftit të bëjë një festë më shumë për të mbledhur bashkë të gjithë. Edhe kjo do të jetë private, një darkë mes miqsh dhe familjarësh, pa shumë bujë: “Nuk kemi dashur të bëjmë organizim kaq të madh, por të gjithë miqtë na kanë thënë “pse nuk e bëni një dasmë, një festë” dhe po mendojmë që këtë ta bëjmë para martesës”, – thotë Armina.

Gjithçka është menduar mes miqve të ngushtë dhe familjarëve, por për momentin nuk ka asnjë plan konkret: “Nuk do ta bëjmë publike, sepse nuk do jetë festë e madhe, unë nuk kam shumë dëshirë, sepse kam vite dhe më duket e kapërcyer si fazë, por meqë është diçka që e kanë qejf miqtë dhe familjarët tanë para atij hapi të madh, do ta organizojmë.”

 

Për dasmën, Zeni dhe Armina kanë nisur të kristalizojnë disa ide, por akoma nuk kanë ndarë një datë: “Akoma nuk kemi planifikuar, ngaqë është diçka që do ndodhë dhe duhet menduar mirë. Kemi dashur ta bëjmë avash-avazh, mund të jetë vitin tjetër, mund të vijë pak më vonë, por është një gjë për t’u bërë.”