Këto çifte shqiptare sikur janë motër e vëlla! Nga Eni Çobani te Vjollca Hoxha shikoni ngjashmëritë mes tyre (FOTO) – AlpeGossip
Këto çifte shqiptare sikur janë motër e vëlla! Nga Eni Çobani te Vjollca Hoxha shikoni ngjashmëritë mes tyre (FOTO)

Këto çifte shqiptare sikur janë motër e vëlla! Nga Eni Çobani te Vjollca Hoxha shikoni ngjashmëritë mes tyre (FOTO)

Ok, “ngjajnë si motër e vëlla!” është një fjali shumë e këndshme për t’u thënë, sidomos mbas “shpërfytyrimit” që i bënë mediat dhe njerëzit një deklarate të thjeshtë të Klaudia Pepës për ish-bashkëshortin, Albi Nako, por seriozisht, disa çifte ngjajnë aq shumë me njëri-tjetrin, saqë kur u sheh fëmijët, të duket vetja si në një kuiz: Gjeni kujt i ngjajnë më shumë. Sepse ata i ngjajnë aq shumë të dyve dhe duket sikur ajo mjekër, ajo hundë, ajo vetull mund t’i përkiste sa të atit aq edhe të ëmës.

Në fakt është një fenomen i vërtetuar edhe shkencërisht, që shumë çifte me kalimin e kohës ngjajnë me njëri-tjetrin dhe shpesh shumë njerëz kërkojnë të zgjedhin si partner/e jete dikë që ngjan me ta, pasi imazhi që ata shohin në pasqyrë ka tiparet më familjare, që i gjejnë edhe tek të tjerë.

E nisim me çiftin Ardit Gjebrea – Anila Gjebrea.

Arditi e ka njohur Anilën kur ajo ishte vetëm 17 vjeç. Të dy kanë mbi 25 vjet të martuar dhe nga kjo martesë kanë dy fëmijë, Jon Gjebrea dhe Ana Gjebrea. A nuk ju duket që ngjajnë. Nëse shihni tiparet dhe mimikën e fytyrës, formën e mjekrës dhe buzëqeshjen. Pastaj më thoni kujt i ngjajnë fëmijët më shumë? E vështirë apo jo? Në fakt Ana mund të jetë fiks si i ati dhe Joni t’i ngjajë fiks të jëmës, ose anasjelltas.

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Edhe ky çift duket sikur janë lidhur që në djep bashkë, sepse jo vetëm kanë mbi 20 vjet të martuar, por të dy kanë bashkëpunuar në politikë prej vitesh. A ngjajnë? Ne themi që kanë marrë shumë nga hija e njëri-tjetrit, kanë një rrumbullakësi fytyre dhe të dy kanë pasur luhatje peshe përgjatë gjithë këtyre viteve. Nëse qëndrojnë të dy pa folur, edhe mimikat u ngjajnë. Të mos flasim për fëmijët. A mund të dalloni dot kujt i ngjajnë më shumë? Po të jenë në foto vetëm me të atin, ngjajnë kopja e Ilir Metës, nëse janë me të jëmën, duket sikur i kanë këputur kokën. Nuk ka zgjidhje ky quiz.

 

Vjollca Hoxha dhe Dritan Hoxha.

Edhe pse Tani u nda nga jeta në moshën 38-vjeçare, në një lloj mënyre ai dhe bashkeshortja e tij Vjollca Hoxha, kishin pasur një marrëdhënie të të mbushur me ngjarje sikur të kishin jetuar 40 vjet bashkë. Të njohur në plazhin e Durrësit kur Vjollca ishte një adoleshente, ata u bënë prindër të 4 fëmijëve brenda një përiudhe pothuajse 20-vjeçare.

Por jo vetëm kaq, të dy duken sikur janë bërë për njëri-tjetrin nëse shohim ngjashmëritë në portretet e tyre.

Madje shembulli më ilustrues janë fëmijët. Herë të duken si Tani dhe herë si Vjollca.

Mihrije Braha dhe Naim Abazi

Kur mendon për martesa të gjata në showbiz, e thjeshtë të të shkojë mendja tek Mihrije Braha dhe Naim Abazi. Kanë mbi 26 vjet bashkë dhe janë shembulli i përkryer se si dy njerëz që ndajnë çdo gjë bashkë marrin nga njëri-tjetri. Ata kanë një djalë që të duket sikur ngjan më shumë nga Naimi, por kur qesh është Mihrija fiks.

Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi

Nuk mbahet mend që kur ky çift ka bashkë, por fëmijët tashmë të rritur dëshmojnë që çifti i muzikantëve i ka kaluar 25 vitet bashkë. Ndoshta në pamje të parë të duken sikur nuk ngjajnë. Mira ka tipare më të holla dhe i shoqi më të plota, por të dy duken sikur në një jetë tjetër do të kishin qënë edhe banorë të Irlandës, pasi Shpëtimi ka pasur flokë me nuanca të kuqe dhe Mira po ashtu anon nga ajo nuancë.

Na duhet të themi që fëmijët e tyre të bukur kanë marrë më të mirën e të dyve, megjithatë kur i sheh përballë prindërve, e vështirë të zgjedhësh se kujt i ngjajnë më shumë.

Jonida Shehu dhe Albi Çifligu.

Moderatorja dhe skenografi i njohur nuk kanë aq vite martesë sa dy çiftet e mësipërme, por duket sikur janë bërë për njëri-tjetrin, të paktën duke analizuar ngjashmërinë mes tyre. Të dy janë brunë kanë sy të fortë gati në të njëjtën ngjyrë jeshile, flokë dhe vetulla të theksuara.

Natyrisht Albin nuk e lë mjekra e dendur që ta analizojmë më me hollësi, por vajza e tyre, Kristal është totalisht një kontribut i barabartë genesh. Njëherë duket si e jëma dhe njëherë tjetër si i ati. Nejse, siç themi ne në Shqipëri shpesh “të paktën i fitoi sytë e bukur të të dyve.”

Eni Çobani dhe Avenir Shehu

Bashkëshorti i Eni Çobanit preferon të qëndroj sa më larg jetës në publik, ndryshe nga e shoqja e cila që kur nisi si moderatore e “Shihemi në gjyq’ tek “E diela shqiptare” ndan me njerëzit çdo moment të jetës së saj profesionale. Por në ato pak dalje, kuptuam që Aveniri dhe Eni, të martuar prej më shumë se 20 vjetësh, ngjajnë me njëri-tjetrin.

Në fillim kur Eni na prezantoi djalin e saj thamë: “Qenka fiks si Eni”, por kur babi doli në dritë, e ndërruam mendjen “I ngjaka nga sytë të atit.” Tani ta ndajmë, kujt i ngjan ai? Më mirë të dyve.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.