DY VITE PAS NDARJES/ Ish-i dashuri i Xhesika Berberit martohet me një brune (FOTO) - AlpeGossip
DY VITE PAS NDARJES/ Ish-i dashuri i Xhesika Berberit martohet me një brune (FOTO)

DY VITE PAS NDARJES/ Ish-i dashuri i Xhesika Berberit martohet me një brune (FOTO)

Ndërsa prej kohësh Xhesika Berberi nuk tregon asgjë për jetën e saj private, nëse kthehemi pas në 2016-n me siguri ju kujtohet lidhja disa-vjeçare me një mashkull.

Modelja dhe Evald Balla qëndruan në një lidhje për një kohë të gjatë, të cilën Berberi e bëri publike në rrjetet sociale apo nëpër intervista.

Ndërsa lidhja e tyre mori fund, një ditë më parë u publikua martesa e tij me një tjetër vajzë. Të dielën kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, publikoi foto nga kurorëzimi i dashurisë së Evaldit dhe brunes së quajtur Fiona Guxholli.

Mbiemri i saj është shumë i dëgjuar për ju dhe jo pa arsye, pasi ajo është një e afërme e politikanes demokrate Suzana Guxholli, ish-këshilltare e Ekonomisë e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ajo bashkë me familjarët e çiftit ishin të pranishëm në momentin kur u shkëmbyen unazat.

Evaldi dhe Fiona ishin  një çift shumë ndryshe nga ata të zakonshmit, ajo kishte zgjedhur një fustan të kuq, në vend të  bardhit, për t’iu përshtatur festave, ndërsa ai këmishë gri dhe pantallona të zeza, larg kostumit tradicional.

Nga profilet në rrjetet e saj sociale kuptojmë se Fiona nuk jeton në Shqipëri, por mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të bashkuara të Amerikës.

Së fundmi ajo njofton se përfundoi studimet në Universitetin “International Business School” në Massachusetts.