Nuk ka njeri që nuk ka qeshur me komeditë “Një baba tepër”, “Gjithë fajin e ka paraja”, “Pesha e gruas sime”, “Pushime në Romë” e shumë të tjera, që na kanë mbërthyer para ekranit për orë të tëra. Personazhet e luajtura prej Sejfulla Myftarit, ose siç njihet ndryshe, Cekja i Beratit, do të mbesin gjatë në memorien e publikut shqiptar.
Në një intervistë për revistën “Story” dy vjet më parë, aktori ka folur për martesën e e tij 40-vjeçare, ai i ka habitur të gjithë kur publikisht ka pranuar se e ka tradhëtuar bashkëshorten.
“E di që do të botohet kjo që po deklaroj, por po, kam pasur femra jashtë martese”, – ka thënë Cekja.
Cekja është personazhi i parë publik që ka bërë një deklaratë të tillë.
Edhe pas këtij lajmi të papritur , ai vazhdon ende të jetë i martuar me të njëjtën grua, me të cilën ka tre fëmijë.