PAS NJË LARGIMI TË BUJSHËM/ Rikthehet Zefina Hasani si autore e programit të njohur (FOTO) – AlpeGossip
PAS NJË LARGIMI TË BUJSHËM/ Rikthehet Zefina Hasani si autore e programit të njohur (FOTO)

PAS NJË LARGIMI TË BUJSHËM/ Rikthehet Zefina Hasani si autore e programit të njohur (FOTO)

Renato Mekolli ka zbuluar se ‘Hell’s Kitchen’ do të kthehet sërish në ekranin e ‘Top Channel’ në muajin tetor, me nisjen e sezonit të ri televiziv. Një ndër programet më të ndjekur, do të bëjë sërish bashkë personat më të apasionuar për kuzhinën duke i vënë përballë sfidave jo pak të vështira të shef Renatos. ‘Hell’s Kitchen’ do të mbajë këtë vit autorësinë e Zefina Hasanit, e cila më parë ka qenë autore e disa programeve të rëndësishëm si ‘Big Brother’ apo ‘The Voice Of Albania’.

Hasani u largua nga ekrani i ‘Top Channel’ disa vite më parë, për shkak të përplasjeve të saj me drejtuesit e këtij televizoni. Siç u bë e ditur në atë kohë, autorja doli kundër ftesës së reperit Ledri Vula në programin ‘The Voice Of Albania’. Ky vendim solli dhe largimin e saj nga puna që siç tregoi dhe vetë ajo u bë për arsye parimore.

Megjithatë duket se konfliktet kanë ngelur në të shkuarën dhe tashmë Zefina do të jetë autore e një ndër programeve më të komentuara gjatë sezonit të fundit televiziv. Ndonëse duhet të kalojnë fillimisht muajt e nxehtë të verës, me siguri të gjithë janë duke pritur me shumë kuriozitet se çfarë do të sjellë këtë vit ky ‘reality show’.

Image