A E SHEH VETEN NË BB VIP? Moderatorja e njohur: Si banore jo, por vetëm si… – AlpeGossip
A E SHEH VETEN NË BB VIP? Moderatorja e njohur: Si banore jo, por vetëm si…

A E SHEH VETEN NË BB VIP? Moderatorja e njohur: Si banore jo, por vetëm si…

Moderatorja e njohur, Eva Murati, duket se ka vendosur që të jetë serioze në ekran dhe për këtë nuk bën kompromis.

Së fundmi, Eva është pyetur nëse e sheh veten në një reality si “Big Brother VIP” dhe ajo është përgjigjur se ‘mund t’a shohë veten vetëm si opinioniste’.

“Kur e kam diskutuar edhe me miqtë e mi, mund ta mendoja në rolin e opinionistes, por në rolin e banores nuk e gjej veten”, ka thënë Murati, duke shtuar edhe faktin që është shumë diplomate si natyrë:

“Jam aq diplomate sa ka gazetarë të caktuar që më thonë ‘po mirë do të të marrin në intervistë, po e dimë që s’do na thuash asgjë’. Mendoj se kjo pjesa e diplomacisë, ndoshta edhe më ka diferencuar, si për mirë, si edhe për keq ndonjëherë”.