E KOMENTOJNË PËR TRUPIN/ Eni Çobani revoltohet keq: Mendjen e keni peshuar ndonjëherë sa ju rëndon… – AlpeGossip
E KOMENTOJNË PËR TRUPIN/ Eni Çobani revoltohet keq: Mendjen e keni peshuar ndonjëherë sa ju rëndon…

E KOMENTOJNË PËR TRUPIN/ Eni Çobani revoltohet keq: Mendjen e keni peshuar ndonjëherë sa ju rëndon…

Eni Çobani është një nga emrat publike e cila përcjell mesazhe pozitive më shumë se çdokush tjetër. Është përfolur kohët e fundit se ajo do të largohet përfundimisht nga rubrika “Shihemi në gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare”, ndërkohë që ajo po shijon disa ditë pushimi në plazh.

Ajo mund të mos ketë trupin e një modeleje dhe një bel të hollë, por sidoqoftë Eni nuk ka krijuar asnjëherë komplekse për shëndetin e saj dhe kilet e tepërta.. Madje ajo sot në një postim në Instagram ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha femrat që nuk ndihen rehat për trupin e tyre, sidomos këto ditë që dalin në plazh.
Por ajo me këtë mesazh i është drejtuar edhe të gjithë atyrë që paragjykojnë dhe komentojnë se sa shumë e shëndoshë është një femër.

Ja postimi i plotë i Eni Çobanit:
“Sa me vjen per te qeshur me ca qe merren akoma sesa peshojne.Une dua tju bej nje pyetje mendjen e keni peshuar ndonjehere sa ju rendon. Ate shendosheni sa me shume se duke thare trupin po i thani te gjitha.Merruni me veten para se te merreni me te tjeret. Ps.Per te gjithe te interesuarit ndjehem shume mire me kete qe Zoti me ka falur,shendetin.”