“TË DON NINI TY…”/ Marrëdhënia e Sarës me nënën e Ledrit është për t’u patur zili, fjalët që i shkruan Xheraldina janë më të ëmblat – AlpeGossip
“TË DON NINI TY…”/ Marrëdhënia e Sarës me nënën e Ledrit është për t’u patur zili, fjalët që i shkruan Xheraldina janë më të ëmblat

“TË DON NINI TY…”/ Marrëdhënia e Sarës me nënën e Ledrit është për t’u patur zili, fjalët që i shkruan Xheraldina janë më të ëmblat

Ditën e djeshme, Sara Hoxha, foli hapur për problemet me shëndetin që ka kaluar në adoleshencë duke publikuar një foto ku dukeshin strijat e trupit. Ajo u shpreh se këto nuk janë shkaktuar nga shtatzënia, por janë si pasojë e lëkundjeve të mëdha të peshës në adoleshencë. Me siguri ajo ka marrë komplimente dhe mbështetje nga të gjithë për këtë rrëfim, por fjalët më të ëmbla ia ka shkruar nëna e Ledrit.

“Ti duaje trupin tënd ashtu si është me strija, pa strija…me çka do që ka se është i vetmi që ke dhe është i bukur ashtu si është. Strijat janë një gjë normale, bile e bukur se ato strija flasin për jetën dhe jo për ngulfatje dëshirash e ngulfatje oreksi në kohë të caktuara. Të don nini ty shumë!”, i shkruan Xheraldina. Edhe një herë tjetër ato kanë treguar se marrëdhënia e tyre është perfekte, duke qenë më shumë si shoqe sesa si nuse e vjehrrë.  Kujtojmë se Ledri dhe Sara janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe nëpërmjet një video kanë zbuluar se do sjellin në jetë një vajzë.