MAHNIT ME TRUPIN E SAJ PAS LINDJES/ Emina Çunmulaj zbulon çfarë diete mban për të ruajtur linjat… (FOTO) – AlpeGossip
MAHNIT ME TRUPIN E SAJ PAS LINDJES/ Emina Çunmulaj  zbulon çfarë diete mban për të ruajtur linjat… (FOTO)

MAHNIT ME TRUPIN E SAJ PAS LINDJES/ Emina Çunmulaj zbulon çfarë diete mban për të ruajtur linjat… (FOTO)

Dy muaj më parë modelja shqiptare, Emina Çunmulaj u bë nënë për herë të dytë. Në fotografinë e publikuar së fundmi në “Instagram” Emina i ka lënë të gjithë pa fjalë, duke qenë se dukej në formën më të mirë fizike. Në një kohë fare të shkurtër ajo ka arritur të rikthejë sërish linjat e mëparshme trupore dhe duhet thënë se është me të vërtetë për t’u marrë shembull.

Duke qenë se të gjithë e kanë komplimentuar për trupin e saj dhe janë bërë kuriozë të dinë si është kthyer sërish në formë, Emina ka ndarë me ndjekësit e saj një pjesë te dietës ushqimore. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ pjatën e mëngjesit, e cila është e pasur me ushqime të shëndetshme. Shumëllojshmëri frutash dhe djathërash, dy croissant dhe një lëng frutash i freskët është mëngjesi ideal për modelen.

Përveç kësaj Emina shkon rregullisht në palestër për t’u ushtruar dhe për të mbajtur trupin në formë. Në fakt dieta e balancuar dhe ushtrimet janë dy faktorët kryesorë që ndikojnë gjithmonë në shëndetin tonë, prandaj Emina ka një trup për t’u pasur zili.