Ditën e djeshme reperja e njohur shqiptare Tayna udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku dhe u tha se kishte nisur pushimet. Ajo publikoi një foto me rrobabanjo duke treguar dhe vendin luksoz ku po pushonte.
Tayna kishte zgjedhur si destinacion për të pushuar The Hamptons, që njihet si vend tipik veror për banorët e pasur të Neë Yorkut dhe së bashku me të ishte edhe modelja e njohur shqiptare Vildane Zeneli.
Mirëpo, siç duket pushimet nuk janë arsyeja e vërtetë e udhëtimit të Taynës në New York. Menaxheri i këngëtares, Rinor Hykolli, ka bërë të ditur për Indeksonline, se Tayna gjendet në ShBA për të filmuar videoklipin për këngën e re që pritet të publikojë së shpejti.