DONI TË BINI NË SY/ Ja cilat janë dhjetë veprime të meshkujve që i “çmendin” femrat – AlpeGossip
DONI TË BINI NË SY/ Ja cilat janë dhjetë veprime të meshkujve që i “çmendin” femrat

DONI TË BINI NË SY/ Ja cilat janë dhjetë veprime të meshkujve që i “çmendin” femrat

Nuk kemi dyshime se ka heronj të vërtetë mes njerëzve që i bëjnë zemrat e vajzave të rrahin më shpejt.

Sekreti qëndron në disa gjeste të thjeshta që mund ta bëjnë një djalë të shndërrohet në Princin e Kaltër. Vetëm mos e teproni!

10. I hapni derën

Një burrë që nuk përton të ngrihet nga vendi dhe të shkojë t’i hapë derën e makinës së dashurës, vlerësohet shumë. Një mashkull që e bën këtë tregon se për të është e rëndësishme që e dashura e tij të ndihet e sigurt dhe komode.

9. Ruajtja e ushqimit

Të gjithë e dimë se mënyra më e shpejtë për të arritur në zemrën e një burri është përmes stomakut të tij. Pra, imagjinoni si ndihet një vajzë kur ju e ruani ushqimin tuaj për të. Do të thotë se ai e do aq shumë sa pranon të ndajë ushqimin e tij të preferuar me të.

8. Kalimi i kohës me familjen e saj

Një nga momentet që mbahet mend dhe ka shumë rëndësi në një lidhje është takimi me prindërit. Nëse një djalë tregon interes për momentet tuaja familjare të hershme, jini të sigurt se nuk do traumatizohet kur të takojë familjen tuaj. Tregojini të dashurës suaj sa i vlerësoni njerëzit që ajo do.

7. Prezantimi i të dashurës me miqtë

Një kavalier i vërtet duhet ta dijë se nëse dështon ta prezantojë si duhet të dashurën e tij para miqve, ajo do ndihet e padëshiruar. Por një burrë i kujdesshëm, nuk e lë të ndodhë diçka e tillë pasi ai do që e dashura e tij të ndihet komode dhe kjo është një mënyrë për t’i treguar sa e rëndësishme është ajo për ju.

6. Bërja e dhuratave pa arsye

Të bërit e dhuratave pa arsye, qoftë dhe diçka të vogël, e shndërron një ditë normale në një ditë të veçantë.

5. Mbrojeni gjithmonë

E dashura juaj do të ndihet padyshim më e sigurt nëse ju kujdeseni për të dhe e ruani nga gjithë rrezikshmëritë e botës. Si përshembull, ruajeni nga makinat në rrugë, shiu, gjeste të vogla, por që tregojnë shumë.

4. Puthja në ballë

Sipas studimeve vajzat e adhurojnë kur i dashuri i puth në ballë. Kjo pasi tregon se vajzat ndihen më të dashura dhe të respektuara.

3. Mbushni makinën e saj me karburant

Kjo është një shenjë se ai është burri i ëndrrave. Kjo tregon më shumë interes për të dashurën dhe më pak interes për portofolin e tij.

2. Ta ndihmosh për të veshur xhaketën

Të gjitha femrat mund ta veshin vetë xhaketën pa i ndihmuar askush, por kur i dashuri të ndihmon ta bësh këtë gjë, kjo është një shenjë xhentilese.

1. Dëgjojeni atë

Ndoshta gjëja më xhentile e mundshme që mund të bëjë një mashkull është të dëgjojë të dashurën e tij. Ndonjëherë, bisedat mund të mos jenë aq tërheqëse, por gjithsesi ju duhet të dëgjoni.