Anxhela Peristeri ka lejuar ndjekësit e saj t’i drejtojnë pyetje me anë të postimeve në ‘Instagram’. Ajo ka ndarë me të gjithë një pjesë të tyre duke zbuluar edhe planet për karrierën.
Një nga ndjekësit e ka pyetur nëse do marrë pjesë në Festivalin e RTSH-së këtë vit dhe Anxhela nuk ka nguruar të përgjigjet. “Çmimet janë të bukura, por çmimi më i madh jeni ju!
Do mundohem të jem e denjë t’ju përfaqësoj kudo. Ndoshta edhe në Eurovizion”,-ka shkruar ajo, duke lënë të kuptohet se ekziston mundësia që të marrë pjesë në festivalin e fundvitit.
Anxhela ka fituar vëmendjen dhe zemrat e publikut me këngët e saj ndër vite, por jo vetëm. Në fund të 2018-ës, këngëtarja realizoi një koncert recital që rezultoi shumë i suksesshëm.