ROZA LATI NË NJË STUDIO MUZIKORE/ Moderatorja po punon për këngën e saj atë parë (FOTO) – AlpeGossip
ROZA LATI NË NJË STUDIO MUZIKORE/ Moderatorja po punon për këngën e saj atë parë (FOTO)

ROZA LATI NË NJË STUDIO MUZIKORE/ Moderatorja po punon për këngën e saj atë parë (FOTO)

Roza Lati është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar. Moderatorja ka treguar se i pëlqejnë shumë eksperimentet dhe shpesh herë e kemi parë të vijë ndryshe. Pak ditë më parë ajo bëri një ndryshim drastik në ‘look’, duke lyer flokët rozë. Por me sa duket, moderatorja ka zgjedhur që të eksperimentojë jo vetëm me pamjen e saj, por edhe me karrierën. Së fundmi ajo ka publikuar në ‘Instastory’ disa foto ku tregon se ndodhet në një studio muzikore. Pranë saj është edhe muzikantja e njohur, Diana Ziu, e cila duket e përqendruar në projektin e ri.
“Njerëz unë jam me Diana Ziun dhe po mendojmë të bëjmë një këngë për ju”,- shkruan Roza krahas fotos.

Ndërkohë në një postim tjetër ajo pyet fansat nëse dëshirojnë ta shohin si këngëtare dhe pjesa më e madhe e tyre kanë votuar me “Po”.

Nuk dihet nëse kjo është një provë e Rozës apo moderatorja e ka marrë seriozisht, megjithatë me siguri në ditët në vazhdim do të tregojë më tepër.