“EDHE MAMI KËTË DO TË DONTE TË BËHA”/ Xhesika Polo bën gjestin prekës pas ndarjes nga jeta të mamasë së saj (FOTO) – AlpeGossip
“EDHE MAMI KËTË DO TË DONTE TË BËHA”/ Xhesika Polo bën gjestin prekës pas ndarjes nga jeta të mamasë së saj (FOTO)

“EDHE MAMI KËTË DO TË DONTE TË BËHA”/ Xhesika Polo bën gjestin prekës pas ndarjes nga jeta të mamasë së saj (FOTO)

Në fund të muajit shkurt, këngëtarja Xhesika Polo humbi një person shumë të shtrenjtë në jetën e saj.

Mamaja e këngëtares u nda nga jeta, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e trishtë e dha vetë Xhesika me një postim në Instastory, ku i thoshte lamtumirë nënës së saj.

E pikëlluar nga humbja e të ëmës, këngëtarja i bër një dedikim të ndjerë në rrjete sociale, ku e falenderonte për gjithçka që i kishte mësuar.

Sot, Xhesika ka vendosur të marrë kurajo dhe të hapë zemrën në Instagram, duke treguar për sëmundjen e rëndë të së ëmës, e cila i mori jetën.

Këngëtarja tregoi se mamaja e saj kishte hequr gjoksin e saj të djathtë dhe mbante një protezë silikoni.

Pikërisht këtë protezë, Xhesika ka vendosur t’ia dhurojë një femre në nevojë.

Ajo i ka kërkuar ndjekësve t’i shkruajnë dhe shprehet se është e sigurt që e ëma do të dëshironte që Xhesika të bënte të njëjtën gjë.

“Nuk di nga ta filloj këtë shkrim. Është shumë e vështirë për mua por po e bëj sepse e ndjej që duhet ta bëj. Mamaja ime e shtrenjtë ndërroi jetë para më pak se dy muajsh. Ajo kishte pak vite që ishte e diagnostikuar me kancer në gji.

Nuk kam pasur kurrë kurajon të flas për këtë gjë por unë e di që nuk jam vetëm. E di se sa e vështirë është që të jetosh me atë sëmundje, të përballosh faktin që jeta nuk do të jetë më njësoj, të jetosh me të njëjtin vetëbesim dhe të luftosh me veten.

Mami im jetoi disa vite pa gjoksin e saj të djathtë, vetëm kur e shkruaj më dhemb. E di se sa të vështirë e ka pasur pasi isha në çdo hap aty me të. Ajo është forca ime më e madhe sepse nuk e hoqi kurrë buzëqeshjen nga fytyra edhe pse unë e di që e vuajti shumë.

Mami im mbante një protezë silikoni në raste shumë të rralla. Atë protezë unë e kam në shtëpi dhe dua t’ia dhuroj një vajze apo gruaje, pasi e di që janë të vështira për t’u marrë nga shteti dhe t’i blesh kushtojnë dhe jo çdokush i ka mundësitë.

E di që nuk është shumë, por kjo është ajo që mund të bëj për momentin, duke uruar që do të mundem të bëj më shumë kur të kem më shumë mundësi.

Zgjedhja do të jetë rastësore, më shkruani mesazh kush ka të afërme apo mikeshë që ka nevojë për protezën dhe nuk i ka mundësitë ta blejë. Shumë faleminderit, ju dua shumë! E di që dhe mami im këtë do të donte që unë të bëja.”- janë fjalët prekëse të Xhesikës në postim.

https://www.instagram.com/p/B_Uw27jAQnu/?igshid=23c58vry26ss