NUK PËRMBAHET/ Ilda e djeg mes burrave e tufave me para në dasmën që “pushtoi” Tiranën (FOTO/VIDEO) – AlpeGossip
NUK PËRMBAHET/ Ilda e djeg mes burrave e tufave me para në dasmën që “pushtoi” Tiranën (FOTO/VIDEO)

NUK PËRMBAHET/ Ilda e djeg mes burrave e tufave me para në dasmën që “pushtoi” Tiranën (FOTO/VIDEO)

Dasma e Jona Spahiut me njeriun e saj të zemrës, Frenklin bëri bujë në media falë madhështisë së ceremonisë dhe personazheve të shumtë VIP, të cilët ishin të ftuar.

Mjaft miq të çiftit ishin të pranishëm në këtë ditë të veçantë të tyre. Jona dukej magjepsëse nën fustanin e bardhë, të qepur me porosi për të, sikurse e kishte ëndërruar.

Por edhe miqtë e mikeshat e të resë nuk janë kursyer në këtë festë madhështore. Ata i kanë shkundur xhepat dhe e kanë mbushur sheshin me para, sikurse e ka traditë shqiptari.

Ilda Bejleri, një prej mikeshave dhe e ftuar në dasmën e Jonës, ka qenë ajo që “e ka djegur” duke kërcyer e rrethuar nga tufa e shumtë e parave.

Ajo ka shpërndarë videot në rrjetet sociale teksa feston e lumtur, por vihet rë mungesa e një urimi për çiftin e ri, të cilët shumë shpejt do të bëhen prindër.