Modelja Arbenita Ismajli është një ndër vajzat më të ndjekura e të komentuara në rrjete sociale, e cila vihet shpesh në qendër të vëmendjes për pamjen e saj.
Vetëm pak javë më parë në rrjet qarkulluan lajme se ajo kishte kryer ndërhyrje në fytyrë (lajme të cilat i mohoi kategorikisht).
Mirëpo veç kësaj, duket se modelja komentohet edhe për trupin, siç ajo ka treguar vetë.
Puna ia kërkon të jetë e dobët, por ka nga ata persona që “e bullizojnë” Arbenitën për format e saj.
Ata i kërkojnë të jetë më e mbushur, gjë të cilën s’e bën të ndihet aspak mirë.
Arbenita ka ndarë në Instagram një foto ku shkruhet:
“Bullizmi për faktin që je e dobët është po aq i keq sa bullizmi që je i shëndoshë dhe zakonisht njerëzit me përmasa të mëdha e kanë këtë sjellje. Është çmenduri. Trajtoji të tjerët siç do të doje të të trajtonin.”
Këtë shkrim, modelja e shoqëron me fjalët:
“S’do ta kuptoj kurrë si femrat me kilogramë tepër i thonë femrave të holla sa të dobëta janë. Po e them këtë sepse e përjetoj shpesh. Por s’do t’ia bëja kurrë të njëjtën gjë atyre. Kurrë! Bëhu i sjellshëm me njerëzit!”- shkruan Arbenita e revoltuar.
Në fakt, kjo është një situatë që e përjetojnë shumë vajza të holla dhe duhet të kuptojmë se ç’do trup është i bukur, pavarësisht formës e përmasave të tij.