Kush do jetë “muza” e botërorit? 27-vjeçarja seksi i shpall “luftë” Irina Shayk (FOTO) – AlpeGossip
Kush do jetë “muza” e botërorit? 27-vjeçarja seksi i shpall “luftë” Irina Shayk (FOTO)

Kush do jetë “muza” e botërorit? 27-vjeçarja seksi i shpall “luftë” Irina Shayk (FOTO)

Botërori rus po afron, ndërsa përgatitjet për një organizim model, vijojnë të shtohen nga dita në ditë dhe emocionet e ankthi kanë filluar të ndjehen në Rusi.

Teksa botërori rus po afrohet, në mediat rozë është hapur edhe një betejë se kush do të jetë “muza” e “Rusi 2018”, epitet që pritej të mbahej nga Irina Shayk.

Por për ish-të dashurën e Cristiano Ronaldos është shtuar rivaliteti, pasi së fundi po lakohet shumë emri i Ekaterina Enokaevas. Kjo e fundit është një tjetër bukuri ruse, që ka mahnitur me format e saj.

27-vjeçarja ndiqet nga rreth 1 milion fansa në rrjetin social “Instagram”, ndërsa nuk e ka mohuar se synon të jetë pikërisht ajo ‘muza’ e botërorit.

“Gjithçka është e mundur, por për momentin po e shijoj shumë punën time si modele. Gjithashtu po bëj kurs kërcimi dhe muzike”, ka thënë “rivalja” e Irina Shayk.