“E MBAJTA VETEN DHE KËTË HERË”/ Skenat e nxehta të Ledrit me vajzën në klip, reagimi i Sara Hoxhës – AlpeGossip
“E MBAJTA VETEN DHE KËTË HERË”/ Skenat e nxehta të Ledrit me vajzën në klip, reagimi i Sara Hoxhës

“E MBAJTA VETEN DHE KËTË HERË”/ Skenat e nxehta të Ledrit me vajzën në klip, reagimi i Sara Hoxhës

Sara Hoxha arriti t’i rrëmbente zemrën Ledri Vulës, si dhe t’i jepte titullin e bukur “baba”.

Reperi, i cili numëron shumë fanse, është mjaft aktiv edhe me projektet muzikore. Së fundmi ai publikoi edhe këngën e tij të fundit “Monaco”, ku nuk munguan modelet seksi në videoklip.

Por çfarë mendon partnerja e tij për skenat e nxehta me modelet?

Sara e ka treguar dhe herë të tjera që nuk vuan nga xhelozia, pasi ajo është parë të shoqërohet me ish-in e Ledrit, këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri.

Në një postim në Instastory Sara shkruan: “E mbajta veten këtë herë”, duke treguar se e merr me mjaft sportivitet dhe e di që bëhet fjalë vetëm për punë dhe nuk ka pse të bëhet xheloze për afrimitetin e modeles me Ledrin.