PAK MUAJ PARA LINDJES/ Almeda Abazi kthehet në Tiranë për arsyen e veçantë - AlpeGossip
PAK MUAJ PARA LINDJES/ Almeda Abazi kthehet në Tiranë për arsyen e veçantë

PAK MUAJ PARA LINDJES/ Almeda Abazi kthehet në Tiranë për arsyen e veçantë

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi po kalon një nga periudhat më të bukura të jetës së saj. Nga martesa me aktorin e njohur turk Tolgaha Sayisman, Almeda shumë shpejt pritet të sjellë në jetë vogëlushin e saj të parë. Këto momente të veçanta modelja po i kalon përkrah bashkëshortit të saj në Turqi dhe herë pas here ndan edhe me fansat imazhe nga pritja e ëmbël.

 

Por së fundmi aktorja ka udhëtuar drejt Shqipërisë dhe për këtë gjë ka pasur një arsye të vecantë. Në një intervistë të dhënë për “Telegraf”, Almeda ka zbuluar se arsye për udhëtimin janë bërë gjyshërit e saj. Ajo shprehet se dëshironte me çdo kusht që njerëzit e saj të shtrenjtë ta shihnin me barkun e rrumbullakosur.

“Mua më ka rritur gjyshja dhe gjyshi, prandaj nuk doja që ta humbisnin pa parë dhe barkun tim të rrumbullakosur nga afër. Është ndjenjë e papërshkrueshme sepse të dy do bëhen stërgjyshër”,- ka treguar Almeda.

Në ditën kur mbërriti në Tiranë, ajo publikoi një foto ku shfaqej krahas gjyshit të saj ku shkruante se ai do të bëhej një stërgjysh shumë i mirë.