Mendonit se e kishte jetën “të lehtë”? Sara Hoxha tregon çfarë e lodh: Është vërtetë e vështirë… (FOTO) – AlpeGossip
Mendonit se e kishte jetën “të lehtë”? Sara Hoxha tregon çfarë e lodh: Është vërtetë e vështirë… (FOTO)

Mendonit se e kishte jetën “të lehtë”? Sara Hoxha tregon çfarë e lodh: Është vërtetë e vështirë… (FOTO)

Nëse është një pjestar i familjes Hoxha që ka më tepër sens humori dhe doza ironie se sa Sara Hoxha, ne dorëzohemi! Vazhdimisht, Sara nëpërmjet Instagramit të saj dhe komenteve që shpesh lë në postimet e së motrës, Lorit dhe partnerit të saj Ledion Liços, merr gjithë vëmendjen e komentuesve duke u kthyer në qendrën e vëmendjes.

Edhe këtë herë, ajo ka bërë të njëjtën gjë. Teksa ka postuar një foto ku po merret me celularin, në përshkrimin e postimit, me shaka Sara shkruan:

“Është vërtetë e vështirë të menaxhosh një moderator (sigurisht e ka me Ledionin), një fëmijë i cili urren të qëndrojë ulur (Londoni i vogël) dhe një blogere që është kthyer në superstar (Lori padyshim)” – ka përfunduar Sara.

Teksa të gjithë qeshin me çfarë ajo ka shkruar, pikant është dhe komenti i Redias, motrës së vogël të familjes e cila shkruan: “Më ke harruar mua”.

Epo, Sara, të kemi xhelozuar deri më tani me postimet e tua nëpër destinacione ëndrrash, por tani po ta kuptojmë “hallin”…