”PO THON 33 U PLAK KY”/ Me këtë foto, Stresi i mbylli gojën atyre që e kritikojnë për moshën – AlpeGossip
”PO THON 33 U PLAK KY”/ Me këtë foto, Stresi i mbylli gojën atyre që e kritikojnë për moshën

”PO THON 33 U PLAK KY”/ Me këtë foto, Stresi i mbylli gojën atyre që e kritikojnë për moshën

Reperi i njohur Stresi është shumë aktiv në rrjete sociale. Ai vazhdimisht poston foto ose video të ndryshme të cilat marrin goxha vëmendje, siç ka bërë dhe ditën e sotme.

Stresi është 33 vjeç dhe duket se në këtë moshë ka dëgjuar shumë të thonë për të se ai po plaket. Për këtë arsye reperi ka vendosur t’ua mbyllë gojën të gjithë njerëzve që mendojnë se mosha e tij e bën të jetë më pak energjik dhe aktiv, përmes një fotoje të postuar në profilin e tij të Instagramit.

Reperi ka publikuar një foto nga palestra dhe muskujt e tij është e pamundur të mos vihen re. ‘Po thonë 33 vjeç u plak ky, por kjo nuk është e vërtetë, sa ndihem është puna’, ka shkruar ai duke treguar se ndihet në top formë, mjaft i ri dhe energjik.