Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar. Yjet më në zë të Hollywood-it parakaluan në tapetin e kuq, ndërsa triumfuesit e këtij viti thuajse ishin parashikuar prej disa javësh.
“Parasite” rrëmbeu plot 4 statuja ari, ku dallon çmimi si Filmi më i mirë. Brad Pitt fitoi për herë të parë Oscar si Aktori më i mirë joprotagonist, me rolin e tij në “Once Upon A Time in Hollywood”. Joaquin Phoenix dhe Renee Zellweger triumfuan ai aktori dhe aktorja më e mirë ndër të nominuarit në kategorinë e protagonistëve.
Nisur kryesisht nga “Golden Globes”, pritej që “1917” i Sam Mendes të rrëmbente më shumë çmime, por ceremonia Oscar këtë vit i ktheu sytë nga “Parasite”. Listën e plotë të fituesve e gjeni më poshtë. /News31.al
Filmi më i mirë
“Parasite”
Aktori protagonist më i mirë
Joaquin Phoenix “Joker”
Aktorja protagoniste më e mirë
Renee Zellweger “Judy”
Aktorja më e mirë joprotagoniste
Laura Dern, “Marriage Story”
Aktori më i mirë joprotagonist
Brad Pitt, “Once Upon a Time in Hollywood”
Regjisori më i mirë
Bong Joon Ho, “Parasite”
Filmi i animuar më i mirë
“How to Train Your Dragon: The Hidden World” Dean DeBlois
Skenografia më e mirë
“Once Upon a Time…in Hollywood
Fotografia më e mirë
“1917”
Montazhi më i mirë i zërit
“Ford v Ferrari”
Filmi i animuar i shkurtër më i mirë
“Hair Love,” Matthew A. Cherry
Skenari më i mirë i përshtatur
“Jojo Rabbit,” Taika Waititi
Skenari më i mirë origjinal
“Parasite,” Bong Joon-ho, Jin Won Han
Dokumentari më i mirë
“American Factory,” Julia Rieichert, Steven Bognar
Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër
“Learning to Skateboard in a Warzone,” Carol Dysinger
Filmi ndërkombëtar më i mirë
“Parasite,” Bong Joon Ho
Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër
“The Neighbors Window”
Montazhi më i mirë
“Ford v Ferrari,” Michael McCusker, Andrew Buckland
Kolona zanore më e mirë
“Joker,” Hildur Guðnadóttir
Miksimi më i mirë
“1917”
Kënga më e mirë origjinale
“I’m Gonna Love Me Again,” “Rocketman”
Flokët dhe grimi më i mirë
“Bombshell”
Kostumografia më e mirë
“Little Women,” Jacqueline Durran
Efektet vizuale më të mira
“1917”