RIKTHEHEN BASHKË PAS 15 VITESH? Në prapaskenën e SAG Awards lindën dyshimet se Brad dhe Jen s’janë thjesht miq (FOTO) – AlpeGossip
RIKTHEHEN BASHKË PAS 15 VITESH? Në prapaskenën e SAG Awards lindën dyshimet se Brad dhe Jen s’janë thjesht miq (FOTO)

RIKTHEHEN BASHKË PAS 15 VITESH? Në prapaskenën e SAG Awards lindën dyshimet se Brad dhe Jen s’janë thjesht miq (FOTO)

SAG Awards bëri dhe një herë bashkë ditën e djeshme Jennifer Aniston dhe Brad Pitt. Ndonëse në Golden Globes, Brad deklaroi se për të, Jen ishte thjesht një mikeshë e mirë, takimi i dyshes së fundi ka rikthyer sërish sytë tek ata.

Teksa Jennifer u ngjit në skenë për të marrë çmimin për performancën më të mirë për rolin e saj në ‘The Drama Show’, Brad ka qëndruar në prapaskenë, duke lënë gjithçka përreth e duke u fokusuar tek monitori që transmetonte fjalimin e Jen. E gjithë kjo, shoqëruar me një buzëqeshje në fytyrë.

Pas mbarimit të ceremonisë, ish-çifti janë kapur duke shkëmbyer puthje e duke u kapur përdore, ndërsa rrjeti është ndarë në dy grupe: ata që mendojnë se mes tyre ka thjesht miqësi dhe energji pozitive, dhe grupi tjetër që presin me padurim prej 15 vitesh rikthimin e çiftit.

Reazultatet, do t’i tregojë koha…